E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta, 55 USD/fuçia

Çmimet e naftës ditën e djeshme në tregjet ndërkombëtare kanë rënë për më shumë se një dollarë për fuçi, duke arritur nivelin më të ulët në dy vitet e fundit, nën 56 dollarë për fuçi. Rënia erdhi pas takimit të 20 vendeve më të zhvilluara të botës, i cili përfundoi me disa propozime afatgjata për luftimin e recesionit në shkallë globale. Kështu, një fuçi nafte e papërpunuar për kontratat e dhjetorit në tregjet amerikane deri në mesditë është ulur me 1.55 dollarë apo 2.7 për qind, duke rënë në 55.49 dollarë. Gjatë javës së kaluar, një fuçi nafte pat rënë deri në 54.67 dollarë. Në bursën e Londrës, çmimi i një fuçie nafte ka rënë për 98 cent, duka shkuar në 53.26 dollarë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›