Ruli: Shteti, debitori më i madh i energjisë elektrike
Qeveria bën propagandë për të ndërgjegjësuar publikun në drejtim të shlyerjes së faturave të dritave, kur në fakt është vet debitor ndaj OSSH-së. Shifrat e 10-mujorit 2008, flasin për një nivel të ulët arkëtimi nga ana e institucioneve shtetërore, deri në 50 për qind më pak, duke dëmtuar rëndë financat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Sipas ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, për muajin tetor, pjesa më e madhe e faturave të papaguara janë të ujësjellësve. Për vite me radhë, qeveria ka subvencionuar këto ndërmarrje, duke u pastruar nga bilancet detyrimet që kishin ndaj KESH-it (tani OSSH), por situata vazhdon të mbetet e njëjtë, madje mund të përkeqësohet për faktin se ujësjellësit kanë kaluar nën menaxhimin e bashkive dhe komunave. I pranishëm në analizën e punës 10-mujore të OSSH, ministri Ruli ka bërë me faj institucionet shtetërore për borxhin e madh që i kanë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, i cili ndodhet në prag privatizimi. Nga të dhënat e bëra publike dje, mësohet se institucionet shtetërore paraqesin një nivel të shlyerjes të faturës të dritave në masën mesatare prej 85 për qind. Megjithatë, si 10-mujor, OSSH nuk ka mundur të realizojë planin, i rishikuar në korrik 2008, periudhë kur Operatori kaloi i pavarur nga KESH.
Analiza
Për muajin tetor, OSSH ka realizuar një nivel arkëtimi prej 85 për qind, nga 93 për qind të planit. Këtu vihet re niveli i dobët i arkëtimeve ndaj institucioneve shtetërore, të cilat kanë një mesatare prej 70 për qind. Arritje pozitive është regjistruar në faturat e lëshuara për sektorin privat, i cili i ka shlyer ato në masën 100 për qind, në një kohë që OSSH priste diçka më pak. Ndërkaq, përmirësime janë vërejtur në nivelin e humbjeve të energjisë elektrike, e cila prek shifrën e 31,86 për qind, shumë pika mosrealizimit të planit. "Për muajin nëntor dhe dhjetor, kompania ka përcaktuar objektiva dhe detyra për çdo drejtori zone dhe drejtori TL, me qëllim uljen e humbjeve teknike dhe kryesisht jo teknike, për minimizimin e diferencës të 10-mujorit plan-fakt prej 0.51% dhe realizimin e planit vjetor", u shpreh dje Sait Dollapi, kreu i OSSH-së. Sipas tij, në periudhën korrik-Tetor ka një përmirësim të dukshëm në arkëtimet familjare me 4.32 për qind dhe arkëtimet privat me 3.41 për qind. Ndërkohë që, arkëtimet në institucionet buxhetore janë rritur vetëm me 0.82 për qind dhe arkëtimet në jo buxhetore kanë pasur rënie me 8.48 për qind. Në total, niveli arkëtimeve është rritur me 2.53 për qind, duke arritur në 83 për qind, në një kohë kur plani është për nivel realizimi mbi 90 për qind.
Privatizimi
Shifrat negative nuk do t‘i vinin aspak në ndihmë OSSH, në një kohë kur qeveria ndodhet në negociata me kompaninë çeke për privatizimin e të vetmes ndërmarrje shtetërore të menaxhimit të energjisë elektrike. Palët kanë rënë dakord në parim për çmimin e shitjes, rreth 102 milionë euro, si dhe për nivelin e investimeve, rreth 250 milionë euro, por negociata kanë mbetur në zgjidhjen e çështjes së tarifave të energjisë elektrike.
Realizimi i arkëtimeve si 10-mujor
familjare private buxhetore jo buxhetore totali
plan fakt plan fakt plan fakt plan fakt plan fakt
83.10% 77.29% 98.13% 91.68% 100% 84.80% 100% 89.04% 89.85% 83.19%
Matësit
Në 10 muajt e vitit 2008, OSSH ka investuar në instalimin e matësve të energjisë elektrike në rreth 55000 abonentë familjarë dhe 12000 abonentë privatë
Arkëtimet si 10-mujor 2008
Zonat janar-qershor korrik tetor diferenca
Tirana 80.19% 88.52% 8.33%
Durrësi 72.13% 78.96% 6.83%
Fieri 86.08% 82.51% -3.57%
Korça 98.28% 98.26% -0.02%
Elbasani 91.84% 96.75% 4.91%
Berati 94.34% 96.11% 1.77%
Shkodra 69.01% 73.09% 4.08%
Kukësi 26.61% 30.07% 3.46%
Burreli 86.01% 64.78% -21.23%
Gjirokastra 93.48% 94.19% 0.71%
10-mujori
Arkëtimet, Veriu mbetet problem
Edhe qeveria ka rritur ndjeshëm nivelin e investimeve, përsëri zonat veriore të vendit mbeten problematike në lidhje me nivelin e arkëtimeve. Kukësi si 10-mujor ka nivelin më të ulët, me 30 për qind, Shkodra me 73 për qind, duke rritur arkëtimet, ndërsa Burreli në rënie të thella, me 60 për qind. Niveli më i lartë i arkëtimeve shihet te Korça 98 për qind si dhe tek Elbasani dhe Berati me nga 96 për qind realizimi. Tirana dhe Durrësi kanë një mesatare të dobët arkëtimi, prej 83 për qind.