Kreditë e këqija, Fullani kërkon ndihmën e gjyqësorit
Niveli i lartë i kreditimit, i cili është shoqëruar me kosto për bankat për shkak të rritjes së kredive të pakthyera, ka detyruar Bankën e Shqipërisë që t‘i shtrijë dorën për bashkëpunim institucioneve të drejtësisë. Në takimin e zhvilluar dje "Tregu bankar dhe sistemi ligjor", nën organizimin e BSH-së dhe FMN-së, janë mbledhur në një tryezë të rrumbullakët juristë të bankave, që zhvillojnë aktivitet në Shqipëri; zyrtarë dhe ekspertë të institucioneve dhe agjencive publike, që merren me legjislacionin bankar dhe kuadrin rregullativ, si Ministria e Financave, Prokuroria e Përgjithshme, Shkolla e Magjistraturës, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Agjencia e Sigurimit të Depozitave, Autoriteti i Konkurrencës, Drejtoria e Përgjithshme e Luftës Kundër Pastrimit të Parave. Guvernatori i BSH-së, Ardian Fullani, gjatë fjalës së tij, shprehu bindjen se dialogu midis tregut bankar dhe sistemit ligjor ka qenë gjithmonë i rëndësishëm për një komb, rëndësi që në zhvillimet e sotme bëhet jetike. "Aktiviteti ekonomik është i ndërvarur nga sistemi ligjor i vendit. Një aset financiar, në fund të fundit, është një pretendim. Ky i fundit mund të jetë në formë shkresore (kontrata) apo elektronike (hyrje në llogari). Çdo marrëdhënie huaje mbart mundësinë e mos përmbushjes së detyrimit dhe ky rrezik nuk mund të zgjidhet pa një sistem preciz normash, që mbrojnë marrëdhëniet kreditor-debitor", tha kreu i BSH-së.
Norma e lartë e kredive të këqija, si dhe problemet me zbatimin e kontratave mes bankave dhe individit, janë bërë objekt bisede mes aktorëve kryesorë të sistemit financiar dhe atij të drejtësisë. Për Fullanin, roli i pavarur i gjykatës, perceptimi i tij, efikasiteti i gjykimit dhe zbatimi i vendimit të gjykatës, janë tipare thelbësore, deformimi i të cilave ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e sistemit financiar. "Për të ilustruar pak më mirë këtë ide, mjafton të përmend se paralizimi i titullit të pronësisë, tejzgjatja e konflikteve gjyqësore të pronësisë, mosekzekutimi i kolateralit, mendoj se ndikojnë drejtpërsëdrejti në përqindjen që kredia hipotekore në veçanti dhe kredia në tërësi zënë, në krahasim me vendet e tjera. E gjithë kjo problematikë, ende e pazgjidhur ligjore, ka ndikuar drejtpërdrejt në shkurajimin e mbështetjes së ekonomisë me kredi bankare", tha Guvernatori. Megjithatë, Banka e Shqipërisë me autoritetin e saj mbikëqyrës, e detyron sistemin bankar të krijojë fonde rezervë për çdo një lek kredi të kërcënuar. E vetmja gjë, ku BSH dhe sistemi bankar ndjehen të pafuqishëm, ka të bëjë me mosekzekutimin e kolateralit, ka të bëjë me një lloj pamundësie de facto të disponimit të kolateralit, sidomos kur bëhet fjalë për një kolateral në formën e pasurisë së paluajtshme.