"Të investosh në Shqipëri? Nuk mjafton vetëm ulja e taksave"
Bizneset greke, para se të investojnë në Shqipëri, marrin informacione të detajuara rreth situatës ekonomike, në bazë të së cilës merret një vendim. Çdo plan veprimi lidhet me sigurinë që ofrohet, me nivelin e burokracive, korrupsionin, etj., duke lënë të fundit rëndësinë mbi nivelin e taksave. Christos Farmakis, këshilltar për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare pranë Ambasadës së Greqisë, flet për gazetën "Shqip" në prag të zhvillimit të Forumit Ekonomik Shqipëri-Greqi, i cili nis zyrtarisht të mërkurën. Farmakis ka zbuluar disa nga planet e shtetit grek për Shqipërinë, duke theksuar faktin se "raporti mes dy vendeve nuk ka qenë kurrë kaq i shkëlqyer".
Cili është roli i zyrës që ju drejtoni?
Roli i Zyrës për Çështje Ekonomike dhe Tregtare të Ambasadës Greke në Shqipëri konsiston në mbështetjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy shteteve. Në këtë mënyrë zyra ofron informacion dhe ndihmë si ndaj shoqërive greke që janë të interesuara të zhvillojnë aktivitete eksporti ose të investojnë në Shqipëri, po ashtu dhe shoqërive shqiptare që dëshirojnë të bashkëpunojnë me partnerë grek. Për këtë arsye, zyra ndjek zhvillimet që ndodhin në ekonominë e Shqipërisë, siç është ecuria e inflacionit, ecuria e GDP dhe tregues të tjerë makroekonomikë dhe formulojnë raporte periodike, ku brenda hidhen të dhëna mbi tregtinë e të dyja vendeve. Po ashtu, çdo muaj del një buletin informativ me të rejat më të rëndësishme ekonomike, i cili u dërgohet shoqërive greke që veprojnë në Shqipëri, shoqatave, dhomave tregtare dhe institucioneve në Greqi etj. Paralelisht ndjekim edhe zbatimin e Planit Grek për Rikonstruksionin Ekonomik të Ballkanit (Hellenic Plan for the Economic Reconstruction of the Balkans-HiPERB) në Shqipëri dhe zbatimin e saktë të programeve të bashkëpunimit, që financohen nga Ministria e Jashtme Greke (Hellenic Aid).
Tregtia e jashtme mes dy vendeve mbetet e lartë. Cilat janë shkaqet?
Greqia ngelet partneri i dytë tregtar i Shqipërisë, pas Italisë. Bazuar në të dhënat statistikore, eksporti i Greqisë drejt Shqipërisë u rrit 15,5% në vitin 2007 dhe ishte 652,9 milionë USD, ndërsa 9 muajt e parë të vitit 2008 eksporti grek drejt Shqipërisë u rrit me 19%, kurse eksportet shqiptare drejt Greqisë u rritën me 26%. Sigurisht, fqinjësia gjeografike është një nga arsyet që favorizojnë shoqëritë greke, por nuk është e vetmja. Po aq i rëndësishëm është dhe fakti që grekët ishin investitorët e parë që erdhën në Shqipëri, duke nisur që në fillim të viteve ‘90, kur ekonomia shqiptare përpiqej akoma të gjente rrugën e saj të zhvillimit. Investimet greke janë të parat në madhësi në Shqipëri dhe një numër i madh shoqërish janë të vendosura prej kohësh këtu, siç janë bankat (Alpha Bank, Emporiki, Tirana Bank, NBG), shoqëritë e telekomunikacionit (AMC-COSMOTE), ndërsa vazhdimisht shqyrtohen plane të reja investimi, siç është ndërtimi i fabrikës së prodhimit të çimentos nga shoqëria ΤΙΤΑΝ, ndërtime klinikash (Ygeia, Qendër Mjekësore, Qendër Diagnostikuese Euromedica) etj. Një arsye tjetër, që ndikon në forcimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve është prania e një numri të madh emigrantësh shqiptarë në Greqi, të cilët kontribuojnë dhe në shumë fusha të tjera, përveç asaj të marrëdhënieve ekonomike, që kanë të bëjnë me lidhjet ndërmjet popujve të këtyre dy vendeve.
Mos harrojmë se dërgesat e emigrantëve (remitancat) nga Greqia dhe vende të tjera arritën në 2007-ën afërsisht 1 miliard dollarë të ardhura dhe ato mbështesin të ardhurat e shtëpive shqiptare dhe si rrjedhojë edhe ekonominë shqiptare në përgjithësi.
Sa favorizohet Shqipëria nga Plani Grek për Rikonstruksionin Ekonomik të Ballkanit (HiPERB)?
Plani Grek për Rikonstruksionin Ekonomik të Ballkanit parashikon vënien në dispozicion të fondit prej 49890000 eurosh për Shqipërinë. Është nënshkruar marrëveshja ndërmjet dy vendeve për zbatimin e HiPERB gjatë periudhës 2002-2011. Nga ky fond, 20%, domethënë 9978000 euro, janë dhënë për financimin e investimeve private. Kështu janë miratuar deri tani 15 propozime investimi, nga të cilat 11 janë vënë në zbatim. Shuma e përgjithshme e buxhetit të 15 investimeve të përmendura më lart është 29739035 euro dhe sasia e financimit llogaritet, sipas rregullit, në 30% të buxhetit të çdo investimi. Investimet që janë aprovuar konsistojnë në ndërtimin e pikave prodhuese për materiale ndërtimi, materiale druri, prodhim profil alumini etj. Do të doja të theksoja këtu që me investimet e përmendura më sipër krijohen 465 vende pune, një komponent i rëndësishëm për mbështetjen e punësimit dhe të ardhurave si të punësuarve në to, por dhe të ekonomisë shqiptare në përgjithësi. Nga HiPERB, 498 mijë euro janë dhënë në dispozicion të realizimit të projekteve të vogla. Pjesa tjetër e fondit të HiPERB për Shqipërinë është 39414000 euro dhe vihet në dispozicion të veprave të rëndësishme të infrastrukturës. Këto vepra financohen edhe nga qeveria shqiptare me 30%. Para pak kohësh u nënshkrua marrëveshja për ndërtimin e aksit rrugor Sajadhës-Konispol-Sarandë, kostoja e të cilit është 29,86 milionë euro dhe kontributi grek me anë të HiPERB është 23,89 milionë euro. Janë në pritje për miratim dy vepra të tjera: ndërtimi i rrugës periferike të Pogonit me kosto 12 milionë euro, në të cilën kontributi grek do të jetë 9,6 milionë euro dhe rikonstruksioni i kështjellës së Gjirokastrës me kosto 1,2 milionë euro, në të cilën kontributi grek është 960 mijë euro. Por duhet të përmend këtu që vitet e fundit kryhen shumë veprimtari bashkëpunimi për zhvillim që financohen nga shteti grek, ku shuma e përgjithshme tejkalon 200 milionë euro.
Si paraqiten marrëdhëniet midis bizneseve të të dyja vendeve?
Është e njohur nga të gjithë që ekzistojnë marrëdhënie të ngushta ndërmjet biznesmenëve të të dyja vendeve dhe dëshmi për këtë është formimi në nëntor 2006 i Dhomës Tregtare dhe Industriale Greko-Shqiptare, e cila ka 250 anëtarë. Sikurse është e ditur, pothuajse çdo ditë biznesmenë të të dyja vendeve vizitojnë pikat përkatëse për të zhvilluar bashkëpunime. Konkretisht, në ekspozitën tregtare që do të zhvillohet në datat 25-30 nëntor në Pallatin e Kongreseve, do të ketë një përfaqësim të rëndësishëm grek.
Në raport me Italinë dhe Gjermaninë, investimet greke duket sikur janë reduktuar. Si shpjegohet që në Maqedoni investimet greke kanë një prezencë më të madhe në procesin e privatizimeve, sesa në Shqipëri?
Të dhënat nuk tregojnë zvogëlim të investimeve greke në Shqipëri. 28% e investimeve direkte vijnë nga shoqëri greke. Është e natyrshme që ka dhe do të ketë investime dhe nga vende të tjera, përveç atyre që përmendni. Ky është rezultat i procesit të zhvillimit që ndodh (por ka rrugë të gjatë akoma) dhe të situatës së përgjithshme ekonomike në Shqipëri.
Sikurse kam theksuar më lart, shumë shoqëri të mëdha greke janë vendosur në Shqipëri, si dhe janë në proces investime të reja. Do të desha të nënvizoj shembullin e bankave greke të cilat radhiten në ato më energjike dhe fitimprurëse në tregun shqiptar dhe të cilat, përveç të tjerave, në kuadrin e krizës financiare botërore të së cilës jemi dëshmitarë, ofrojnë siguri kundrejt depozituesve, për shkak të madhësisë së tyre dhe të kapitalit të fuqishëm që disponojnë.
Për sa i përket pyetjes suaj në lidhje me vendet fqinje, përfshirë dhe FYROM, duhet të sqaroj se të gjitha shoqëritë funksionojnë në një ambient konkurrent dhe të globalizuar. Vendimet që marrin për investime të ardhshme, veçanërisht jashtë vendit, ku është qendra bazë e tyre, janë produkt i një studimi dhe programimi serioz. Duhet t‘ju them që rol vendimtar për realizimin e një investimi luan madhësia e vendit dhe si rrjedhojë tregu në të cilin drejtohet çdo investim, ekzistenca e infrastrukturës të përshtatshme (siç është rrjeti rrugor, furnizim i mjaftueshëm me energji elektrike etj), kuadri ligjor për mbrojtjen e investimeve të huaja, cilësia e anëtarit të BE-së, mosekzistenca e korrupsionit etj. Në këtë kuadër janë vetë shoqëritë që vendosin me kritere individualo-ekonomike në qoftë se ju intereson të investojnë me blerjen, për shembull të një shoqërie shtetërore që është vënë për privatizim, apo të investojnë direkt në një vend. Kriteret janë ekskluzivisht ekonomike dhe jo ideologjike. Sigurisht, një rol të rëndësishëm ka luajtur fqinjësia gjeografike, bazat e përbashkëta historiko-politike, mentaliteti i përafërt, emigrantët ekonomikë dhe rruga drejt BE-së. Megjithatë duhet të them se Greqia është vendi i parë në investime në Serbi, i tretë në Bullgari, i tretë në FYROM, i katërt në Rumani. Flasim për një kapital mbi 10 miliardë euro.
Si e vlerësoni paketën tonë fiskale? E konsideroni që favorizon investimet?
Siç përmenda më lart, informacioni i shoqërive përbën një nga detyrat tona kryesore. Për sa u përket pyetjeve tuaja të tjera, përgjigjja është se koeficienti i taksës është i ulët dhe në këtë mënyrë tërheq investitorin e huaj, por nuk është kriteri i vetëm që merret parasysh. Situata politike në përgjithësi, cilësia e administratës publike dhe e autoriteteve gjyqtare, cilësia e infrastrukturës, madhësia e tregut, përbëjnë kritere shumë të rëndësishme që ndikojnë në zgjedhjen përfundimtare.
Sa shoqëri greke kanë veprimtari në Shqipëri dhe sa shoqëri shqiptare kanë veprimtari në Greqi?
Shoqëritë greke që kanë veprimtari në Shqipëri janë më shumë se 270, ndërsa paralelisht ka një numër shoqërish të vogla, në përgjithësi shoqëri që punojnë me fason, të vendosura kryesisht në Shqipërinë Jugore, për shkak të fqinjësisë me Greqinë. Fatkeqësisht nuk kemi të dhëna statistikore për numrin dhe madhësinë e shoqërive me interesa shqiptare në Greqi.
Planet për të ardhmen?
Të enjten, më 20 nëntor, në mëngjes, organizojmë forumin e dytë në lidhje me perspektivat në marrëdhëniet ekonomike greko-shqiptare. Atje, përpara një publiku biznesmenësh grekë dhe të tjerë, do të diskutohet mbi situatën për investime dhe për planet e përmirësimit të infrastrukturës në Shqipëri. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z.Ruli, si dhe ministri i Punëve Publike, z.Olldashi, do të jenë folësit kryesorë të këtij forumi. Nuk do të mungojë dhe sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, si dhe të tjerë personalitete. Një natë përpara forumit, në sallën e Akademisë së Arteve do të jepet një koncert, në bashkëpunim me Dhomën Tregtare Greko-Shqiptare, me pjesëmarrjen e një muzikanti shqiptar, Renato Ripo, i cili bën një karrierë ndërkombëtare pranë Pallatit të Muzikës në Athinë dhe të një muzikanti grek, Aris Garoufalis, i cili është drejtor i Konservatorit të Athinës dhe i Orkestrës Shtetërore të Athinës. Besoj se ky koncert dërgon një mesazh të fuqishëm dhe një simbol për llojin e marrëdhënieve që duhet të ekzistojnë ndërmjet dy vendeve.