E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albtelecom hap dyqanin e pare, se shpejti me 60 tjere

Gjiganti i telefonise dhe sherbimit te Internetit ne Shqiperi, ALBtelecom peruroi dyqanin me te madh i ndertuar dhe konceptuar ne kushtet bashkekohore. Te pranishem ne ceremonine e Inaugurimit ishte Presidenti i "Calik Holding" per Ballkanin dhe Evropen Jugore, Orhan COSKUN, Drejtori i Pergjithshem i ALBtelecom, Dr. Mustafa R. AKDOGAN, drejtues te ALBtelecom, Eagle Mobile dhe Bankes Tregtare Kombetare, si pjese e grupit Calik ne Shqiperi. Gjate ceremonise se inaugurimit, Drejtori i Pergjithshem i ALBtelecom, Akdogan tha se inaugurimi i dyqanit me te madh dhe me modern eshte vetem fillimi i ndertimit te rreth 60 dyqaneve te reja ne te gjithe Shqiperine.

ALBtelecom do te vazhdoje te investoje ne rritjen e cilesise se sherbimit ndaj klienteve, duke transformuar totalisht infrastrukturen dhe duke e pershtatur ate me standardet me bashkekohore. Drejtori i Pergjithshem i ALBtelecom, Mustafa R. Akdogan tha se prioriteti kryesor i kompanise me te madhe te telefonise fikse dhe sherbimit te internetit ne Shqiperi, mbetet sherbimi ndaj klientit. "Duke patur si qellim kryesor sherbimin ndaj klientit, do te vazhdojme te investojme ne kete drejtim ne te gjithe Shqiperine. Ky eshte vecse fillimi i nje premtimi qe u kemi bere klienteve tane ne te gjithe vendin. Sigurisht qe ky nuk do te jete i vetmi dyqan i ketyre permasave. Brenda vitit 2010 kemi ne plan te investojme ne ndertimin e rreth 60 dyqaneve te tjera te standardeve bashkekohore ne te gjithe Shqiperine", u shpreh Akdogan.

Sipas tij, ALBtelecom ne politikat e saj menaxheriale ka adoptuar si parime kryesore, respektimin, kenaqesine e klienteve dhe konsumatoreve shqiptare, si dhe u ka dhene rendesi vleresimit dhe stafit te punonjesve. "Projekti ka gjithashtu si synim te permiresoje sherbimin dhe te rrise efikasitetin e strukturave, te cilat kane komunikim te vazhdueshem me klientet tane dhe qe ndikon ne permiresimin e metejshem te sherbimeve te ofruara nga ne si ALBtelecom", tha Akdogan. Ai gjithashtu uroi te gjithe klientet e ALBtelecom dhe qytetaret shqiptare, duke e cilesuar dyqanin dhe si dhurate per te gjithe klientet.

Dyqani i sapoinauguruar i ALBtelecom eshte me i madhi dhe me moderni dhe do te mundesoje nje sherbim te kushteve me bashkekohore per klientet. Ne kete dyqan do te ofrohet shitja e te gjitha produkteve te hedhura ne treg nga ALBtelecom si dhe ofrimi i te gjitha sherbimeve, pagesave te faturave te telefonit, abonimet e reja per telefonine fikse dhe sherbimin e internetit dhe sherbime te tjera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›