Plagosjet ne grabitje, kapet nje i dyshuar
Elbasan- Grabisnin me dhune pas plagosjes kalimtaret, zbulohet edhe i dyshuari i dyte per krimet e grupit. Agjentet e Seksionit te Kerkimit ne policine e Elbasanit bene me dije se ndaluan edhe Almir Lloshin, 23 vjec, banues ne lagjen "28 Nentori", i denuar me pare me 3 muaj heqje lirie per "vjedhje". I riu ishte shpallur ne kerkim qe prej dates 6 nentor te ketij viti, pasi ne bashkepunim me Urim Mucen, kane plagosur me mjete te mprehta te llojit thike Rakip P., ngjarje kjo e ndodhur ne lagjen "28 Nentori". Por nga hetimet e kryera ka rezultuar se po ne bashkepunim me te dyshuarin Urim Muca, person i shpallur ne kerkim, ne lagjen ku dhe banonin, i kane vjedhur me dhune rreth 48 mije leke te miturit me inicialet Xh. T., 16 vjec, lindur ne Pogradec dhe banues ne Elbasan. I demtuari punonte si kamerier ne nje prej lokaleve te lagjes dhe pasi kishte mbyllur turnin u ndoq nga pas prej agresoreve dhe dhunua fizikisht duke u grabitur. Ndaj te dyshuarve eshte ngritur akuza e "vjedhjes me dhune ne bashkepunim".