Furgon frigorifer me 300 kg marihuane Lazarati
Gjirokaster- Nje furgon me marihuane Lazarati eshte sekuestruar mbreme ne aksin rrugor kombetar Gjirokaster-Sarande. Aksioni i koduar me emrin "Stuhia" eshte ndermarre oret e vona te mbremjes se djeshme nga agjentet e Antidroges pas disa informacioneve te mbledhura ne rruge operative. Burime policore thane se sasia e narkotikut shkon deri ne 300 kilograme e futur ne thase te zinj qe u gjeten ne brendesi te furgonit tip "Benz". Ne pranga eshte vene drejtuari i mjetit i identifikuar si Riza Fucia, i cili ishte nisur nga zona e Lazaratit, prej nga dyshohet se ka origjinen edhe marihuana e sekuestruar. Per te mos rene ne sy te policise, i dyshuari mesohet se ka perdorur furgonin tip frigorifer. Por operacioni ka vijuar deri ne oret e para te mengjesit per te identifikuar dhe arrestuar bashkepunetoret e transportuesit te perfshire ne kete rrjet trafiku. Dyshohet se linja e trafikut te droges ka qene nga Gjirokastra ne drejtim te Sarandes dhe me pas me destinacion Greqine. Agjentet kane pasur ne survejim kontigjentet e dyshuar ne zonen e Lazaratit dhe ne kete moment kane identifikuar shoferin qe ka bere furnizimin ne zonen e njohur si vater te kultivimit te narkotikeve. Uniformat blu kane pritur derisa Fucia ka nisur udhetimin, per t'i ngritur nje postbllok rreth ores 23:00 ne aksin kombetar Gjirokaster-Sarande. Te dhenat e policise kane qene te rezervuara dhe diten e sotme priten zhvillime dhe detaje te tjera rreth operacionit.