Elbasan/ Shisnin hashash ne dyqane, nje kapet, arratiset vajza
Shperndanin hashash ne dyqane e lokale, kapet nje 33 vjecar, arratiset bashkepunetorja e tij 19-vjecare. Operacioni i koduar "Ndermjetesi", per shkak te skemes se shitjes se droges, eshte zhvilluar oret e vona te mbremjes se merkure ne Elbasan. Burime zyrtare thane se u ndalua i dyshuari Dritan Hida 33 vjec, i denuar me pare per vepren penale te "plagosjes dhe armembajtjes pa leje". Ne kerkim u shpall Mirela Caushi, 19 vjece, te dy banues ne Elbasan. Ne bashkepunim me njeri-tjetrin te dyshuarit shperndanin ne vende te ndryshme lende narkotike, hashash ne lagjen "11 Nentori", ne dyqanin e A. I. Duke ndjere prezencen e bluve vajza ka lene nje cante dhe me tej eshte larguar. Gjate kontrollit te cantes iu gjenden dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale 10 pako plasmasi me peshe 65 grame kanabis sativa. Kurse ne shtepine e Dritan Hides, u gjend dhe sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje pako celefoni transparente me 6 grame kanabis sativa. Ndaj dy te dyshuarve u ngrit akuza e "prodhimit dhe shitjes se narkotikeve ne bashkepunim".