E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksporti ne BE, certifikon 19 kompani

Rritja e standardeve te produkteve bujqesore ne perputhje me praktikat e Bashkimit Evropian, kane qene ne qender te nje konference qe ka organizuar dje Instituti Italian per Tregtine e Jashtme (ICE), ku jane ndare Certifikata te Cilesise per 19 firma te perzgjedhura shqiptare ne sektorin e peshkimit dhe ne ate agroushqimor. Cosimo Pellegrino, drejtor i pergjithshem i CDQ Italia, ka theksuar faktin se me 19 certifikimet e sotme, shkon ne total 45 numri i kompanive qe afrohen me shume me tregun evropian, vleresoi dobine e deges qe ky institucion ka ngritur ketu ne Tirane.

Certifikimi i produktit eshte nje projekt i realizuar ne baze te ligjit 84/01 dhe i drejtohet firmave shqiptare te agroperpunimit dhe sektorit te peshkimit. Bujqesia eshte nje nder sektoret kryesore te ekonomise shqiptare, ndonese volumi i eksporteve eshte me i ulet se kapacitet qe ofron vendi. Per rritjen e volumit te eksporteve, bujqesia dhe industria shqiptare kane te nevojshme ndermarrjen e proceseve te integrimit vertikal, te fazave te ndryshme te prodhimit edhe nepermjet bashkepunimit me firmat italiane. Ne kete nderkombetarizim te produkteve, elementi kyc eshte cilesia.

Kurse Francesco Vitulli, drejtor i Institutit Italian per Tregtine e Jashtme (ICE), vuri ne dukje se certifikimi i produktit dhe procesit eshte shume i rendesishem per permbushjen e praktikave, ndaj eksportit drejt Bashkimit Evropian. Ky element lehteson gjithashtu edhe vazhdimesine e fazave te ndryshme te prodhimit dhe te tregtimit te produkteve bujqesore me firmat italiane. Me rastin e shperndarjes se certifikatave, ministri i Bujqesise, Genc Ruli tha se te gjitha perpjekjet tona ne rrafshin e politikave ekonomike jane perqendruar ne eficencen, inovacionin, rritjen e konkurrueshmerise dhe cilesise se produkteve bujqesore dhe atyre ushqimore. Sipas tij nje vend shume te rendesishem ne strategjine per sektorin e bujqesise dhe ushqimit zene politikat e cilesise dhe rritjes se konkurrueshmerise e nder to, ato te hartimit te standardeve per produktet bujqesore ose te perpunuara ne perputhje me normat e BE-se. Sipas ministrit, perpjekjet jane perqendruar ne rritjen e efektivitetit te zbatimit te ketyre normave, ne menyre te vecante vendosjes se emertimeve sipas origjines gjeografike te produkteve, si dhe nxitjes se sigurise ushqimore te larte te produkteve bujqesore ose te perpunuara, qe ne teresine e tyre konsiderohen te domosdoshme dhe te detyrueshme. "Ne menyre te vazhdueshme, ne kemi orientuar mbi menyrat e permbushjes se ketyre detyrimeve, si vendosja e kerkesave te sistemeve te autokontrollit HACCP dhe adoptimi i standardeve te iSO, permiresimi i kontrollit te kushteve higjeno-sanitare te agrobizneseve, etj. Kandidimi per t'u pranuar ne BE ka trokitur dhe porta e kesaj paradhome pritet te hapet. Po hartojme Planin Kombetar te Zhvillimit Rural dhe kemi avantazhin qe te perafrojme nga pikepamja legjislative dhe ajo praktike, ato zhvillime ne drejtim te sigurise ushqimore qe perbejne edhe zhvillime te koheve te fundit per vete BE-ne", - tha ministri Ruli. Gjate vitit 2008, MBUMK ne bashkepunim me partnere si Projekti per Ngritjen e Autoritetit Kombetar te Ushqimit. Aktualisht mund te thuhet se, ne stabilimentet e prodhimeve te detit ka filluar implementimi i ketyre sistemeve qe garantojne sigurine dhe cilesine e produktit, pavaresisht se ne kete mbetet akoma shume per te bere, pasi edhe ne vendet e BE-se implementimi i tyre nuk eshte i lehte. Per me teper qe vete konceptet dhe standardet e sigurise ushqimore jane jo vetem fleksibel, por perparojne cdo dite, te nxitura nga zhvillimet shkencore dhe teknologjike. B. Hoxha


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›