E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, zhduket 20 tone krom nga minierat

Librazhd- Zhduket 20 ton krom nga minierat e Katjelit dhe Qukesit ne Librazhd, qe jane prone shteterore. Policia e Elbasanit dhe ajo vendore, kane organizuar nje operacion te koduar "Miniera e Kromit", duke mundur te arrestojne rreth mesnates se merkure nje prej te dyshuarve. I ndaluari eshte Isuf Belba, 47-vjec, banues ne fshatin Sroske te Perrenjasit. Vjedhja sipas policise eshte kryer ne afersi te depozitave te bitumit te "Taci Oil". Gjate veprimeve te para procedurale nga grupi hetimor, u konstatua se i dyshuari Belba ka vjedhur nje sasi mineral kromi me peshe rreth 20 tone, te cilen e ka marre ne stoqet e minieres se kromit ne fshatin Katjel, komuna Rrajce dhe miniera e fshatit Menik te komunes Qukes, te dyja prona shteterore. Duke llogaritur vleren ne tregun e shumices te mineralit, mendohet se demi i shkaktuar shkon ne te pakten 10 mije dollare. "Nga ana jone u sekuestrua ne cilesine e proves materiale sasia e kromit te vjedhur", njoftoi policia vendore ne perfundim te aksionit. Transporti ishte bere brenda disa diteve me mjete te renda, nderkohe qe hetimet e metejshme mesohet se po i kryen Prokuroria e Elbasanit, per akuzen e "vjedhjes".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›