Albtelekom monopol në treg, qytetarët denoncojnë shërbimin e dobët

SHKSH publikon ankesat e abonentëve
Përse e quajmë ne Telekomin monopol? Sepse për vetë llojin e shërbimit që kryen është i vetmi dhe dominues për të gjitha linjat fikse dhe për ato celulare, pra është me të drejtën e dominuesit në të gjitha linjat e shërbimit që ata kryejnë si dhe drejtpërsëdrejti për konsumatorin. Telekomi, si një njësi ekonomike e vetme private, në shkallë vendi, por edhe Sh.a, për këdo qoftë ka qënë dhe është më se e qartë, sepse ky ishte i vetëm në shitje dhe në këtë lloj shërbimi. Pra, Telekomi është monopol, sepse janë shumë faktorë që e bëjnë të tillë, si dhe dominues në treg, sepse pretendimet, hamendjet janë në kundërshtim me realitetin aktual. Duhet të jetë mëse e qartë për këdo, se të gjitha firmat private të licencuara nga ERT dhe vetë Albtelekomi, kur duhet që vetë këto, firma të cilat shpesh herë quhen telekome të vegjël, kur i vjen përshtat Telekomit të madh, harrohen dhe mënjanohen kufizimet që kanë këto firma lidhur me shërbimin telefonik ndërlidhës brenda rrethit, nga një rreth në tjetrin, apo të shtetit tonë me një shtet tjetër. Pra askush nuk mund të lidhet pa lejen e Telekomit, pa lirimin e kodit (prefiksit) 00355. Ky kod e bën dy herë më të fuqishëm, më monopol. Vërtetë është shitur Telekomi me shërbimet e tij, por kodi 00355 nuk është shitur dhe nuk mund të shitet, pra është pasuri i shtetit, sepse duhet të ndryshojnë ligjet, pra të shtohen amendamentet, apo forma të tjera që të japë rrugë zgjidhje për këtë pasuri kombëtare (shtetërore) nuk mund të jepet për një fjalë goje, apo kush të dëshirojë për tu bërë ndere, por duhet të ligjërohet.
Sugjerime nga Shoqata e Konsumatorit Shqiptar
Prefiksin e Shqipërisë, nuk duhet ta zotërojë Telekomi, sepse është i shtetit e jo i filialit, pa u vendosur kjo me ligj. Shteti duhet që të jetë arbitri kryesor për këtë të drejtë mbi këtë pasuri kombëtare. Ky kod nuk duhet që të jetë monopol i një kompanie të vetme si Telekomi, por le ta gëzojnë të gjithë këta operatorë që ne i kemi emërtuar si filiale, jo se duam ne, por ashtu është e vërteta. Ritheksojmë se edhe në ketë rast përsëri Telekomi është monopol dhe kushdo që e mbron duke thënë se këto firma private e bëjnë jo monopol, atëherë ne prandaj e argumentuam kodin e mësipërm. Gjithashtu, konsumatorët mendojmë se janë të drejta sugjerimet të tyre edhe mbi kërkesën që të ishte vënë kushti Telekomit që për një kohë prej disa muajsh, vitesh, të ishin shumë kompani me të drejta të barabarta me qëllim që konsumatori të kishte të drejtë të zgjidhte konkurruesin më të mirë dhe për këtë ne ngarkojmë me përgjegjësi edhe Autoritetin e Konkurrencës, organe, sektorë, organizata të tjera të pavarura që duhet të kishin ngritur dhe të ngrenë zërin, pse nuk marrin mendimin e këtyre organizatave të pavarura. Është e njohur prej kujtdo, se tregtari del për të fituar dhe fitimet e tij, ti kthejë gjithmonë në investime kështu ai do të superfitojë. Tregtari është i betuar që të bëjë çmos në marketing (paraqitje) reklamimin për të bindur blerësit që ai të shesë produktet dhe shërbimin duke i paraqitur si më të mirin edhe atëherë kur ai ka konkurrencë. Në rastin e shitjes së Telekomit ishte, është dhe do të jetë zero.
Shërbimet e Albtelekomit
Konsumatorët si blerës të thjeshtë të këtyre shërbimeve të domosdoshme dhe për komunikuar dhe për tu informuar e në mënyrë të veçantë tanimë kohët e fundit për të dy linjat, të telefonisë dhe të linjës së internetit me shërbimin e ADSL, kanë shprehur ankesa të mëdha. Shprehen të shqetësuar për rritjen e çmimit nga 240 lekë që ishte, tanimë është 500 lekë me emërtimin mirëmbajtje. Telekomi, thonë konsumatorët na ka fshirë (bllokuar) kodin(*39#). Mohojnë të drejtën e konsumatorit që të heqë dore nga kontrata, duke i gjobitur ata deri në 5 fish të gjobës (duke pretenduar se modemin e kanë falas) dhe me prishjen e kontratës e kërkojnë që të kthehet. Pra, të gjitha këto shkelje si heqja e kodit të kontrollit i cili kishte rol të dyfishtë, ashtu edhe shërbimi ADSL meqenëse linja telefonike është e njëjtë bëri të mundur që ne, thonë konsumatorët të mos informohemi për impulset e harxhuara, apo për të qenë sa më të kujdesshëm në buxhetin tonë familjar.
**************************************Cilësia e dobët në shërbimin ADSL
Me linjën e ADSL, u premtua në kontratë se abonentët do të përfitojnë, mirëfunksionim të linjës, shpejtësisë e transmetimit të kërkuar, fuqinë etj. Realisht, në Kontratë në pikën 4.2.3, shkruhet se përdoruesi mund të kërkojë me shkrim prishje të njëanshme të kontratës, por nuk thuhet se ai duhet që të paguajë 5000 lekë për prishjen e kontratës si dhe të dorëzojë modemin, apo të paguajë paratë për ditët që nuk janë faturuar, gjë të cilat nuk thuhen në kontratë. Në situatën e tregut, ai është i vetmi ofrues i këtij shërbimi, pra është monopol. Për shkak të mungesës së konkurrencës, ka një fuqi të madhe në treg, pra është monopol. Ashtu, sikurse thamë më lart Telekomi ka pozicionin dominues, prandaj vendos çmime të larta, me cilësi të dobët dhe shitje të detyrueshme siç thonë konsumatorët ne skemi ku të vemi. Kështu në këto lloj situatash, ku konsumatori ska ku të drejtohet tjetër, bën që prodhimi dhe shitja të jetë më e madhe e ndërsa cilësia mbetet më e ulët dhe me çmim të lartë. Një shembull tjetër është kur konsumatorët ankohen për cilësinë e dobët dhe me çmim të lartë, si dhe për ata që përkohësisht nuk gjenden në shtëpi, pra nuk konsumojnë impulse dhe përsëri çmimi mbetet i njëjtë, kjo gjë nuk thuhet në kontratë, por kur përdoruesit ankohen te Telekomi ata ju përgjigjen që ne e kemi vendosur tarifa është fikse. Dëshirojmë që të theksojmë se kjo pronë e shtetit është lënë në dorë të një firme private, që ta përdorë ai sit ë dojë me këtë favorizim dominues në treg indirekt po e bëjmë super monopol. Shoqata shpreson se do të mbrohet konsumatori në të ardhmen si nga tregu edhe nga mungesa e konkurrencës, nga vendosja e rregullave konform ligjeve duke përfshirë këtu edhe Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.
Last Updated on Friday, 17 April 2009 03:28