Edi Rama prish pallatin me 40 familje për interesa personale

Kryebashkiaku, në bashkëpunim me firmën 2 K dhunojnë banesat e qytetarëve
Gjatë zbatimit të punimeve për rikonstruksionin infrastrukturor në Bllokun e Banimit 31, Rr. Ferit Xhajko në kryeqytet, është shkelur leja e ndërtimit të objektit, e dhënë nga KRRT e Bashkisë së Tiranës, duke ndryshuar projektin e rrugës në dëm apo në favor të qytetarëve. Kështu, nuk është zbatuar projekti i mëparshëm për prishjen e objekteve në perëndim të rrugës në fjalë, duke bërë prishjen e objekteve, të shtrira në një territor më të gjerë në krahun lindor të Rr. Ferit Xhajko. Ndërkaq, si rrjedhojë e këtij abuzimi flagrant, janë prishur objekte dhe shkallët e pallateve shumëkatësh, duke ngujuar kështu dhjetëra familje, ndërkohë që kishte hapësirë në krahun tjetër të rrugës. Banorët e kësaj zone ankohen për shtrirje të paligjshme të rrugës në njërin krah, e cila cënon hapësirat publike të dhjetëra familjeve dhe dëmton rëndë biznesin e vogël, i cili ushtron aktivitet në katin e para të pallateve. Pallati është ndërtuar në vitin 1998 me lejen e Bashkisë së Tiranës dhe është i regjistruar në regjistrin hipotekor me nr. 118, dt. 10.08.2000, me sipërfaqe trualli 670 m, ndërkohë është identifikuar dhe i legalizuar si i tillë më 06. 06. 1995. Nga ana tjetër, Shoqëria Ndërtuese, përveç se nuk ka respektuar projektin e punimeve, projekt i cili parashikonte zhvendosjen e rrugës 3 metra drejt perëndimit të zonës në fjalë, pra larg pallatit në fjalë, ajo nuk ka dëmshpërblyer banorët për dëmin që u ka shkaktuar. Zbatimi i projektit të mëparshëm, nuk cenonte hapësirat publike dhe as territori e bizneseve private. Megjithatë, banorët pallatit nr, 61/4, në Rr. Ferit Xhajko, për shkak të devijimit të zbatimit të punimeve për rikonstruksionin e rrugëve, kanë mbetur të burgosur në shtëpitë e tyre, pasi shkallët e këtij pallati janë prishur. Kështu, rruga që po rikonstruktohet, shtrihet ngjitur me pallatin në fjalë, dhe pse në krahun tjetër të saj kishte hapësirë të lirë, e cila mund të shfrytëzohej për zhvendosjen e rrugës. Ndërkaq, Vendimi Nr. 131, dt. 07. 05. 08. i KRRT të Bashkisë së Tiranës, jep lejen për ndërtimit të objektit, pasi është përcaktuar projekti i saj. Vetë nga shenjat e projektit, kuptohet se gjatë zbatimit të punimeve, rruga është zhvendosur me 3 metra në dëm të njërit krah të bllokuar të banesave. Gjithashtu, investitori për rikonstruksionin e kësaj rrugë është po vetë Bashkia e Tiranës, e cila me ose pa të drejtë ia ka dhënë fondin Shoqërisë Ndërtuese Varaku E, sh.p.k. Sipas banorëve, për shkeljen e projektit në dëmin e tyre, gjatë zbatimit të punimeve, duhet të përgjigjet Bashkia e Tiranës, e cila ose nuk po kryen detyrimin ligjor të mbikëqyrjes së punimeve sipas projektit që ajo vetë ka miratuar, ose është një konflikt interesi midis shoqërisë ndërtuese, KRRT-s dhe banorëve që janë favorizuar nga zhvendosja e rrugës larg objekteve apo pronësisë së tyre. Banorët e që ankohen për cënim të padrejtë të hapësirave të tyre gjatë rikonstruksionit të rrugës, kërkojnë vetëm drejtësi dhe përgjegjshmëri nga Bashkia e Tiranës për dëmin e shkaktuar. Ata kërkojnë të dëmshpërblehen për prishjen e objekteve dhe kërkojnë zhvendosjen e rrugës ashtu siç e kishte parashikuar KRRT-ja në projektin e miratuar. E denoncojnë publikisht këtë shkelje, këtë pakt ilegal midis Shoqërisë Ndërtues dhe Bashkisë së Tiranës, i cili diskriminon qindra banorë, duke favorizuar interesat e qindrave të tjerëve. Banorët atë çka u përcakton kushtetuta. Sigurinë e jetës së tyre, të fëmijëve, sigurinë e pronës së tyre, të truallit dhe të godinës në ato përmasa që figuron në regjistrin hipotekor. Së dyti, gjatë zbatimit të projektit, jo vetëm që është devijuar në mënyrë të paligjshme projekti që përcaktonte hapësirën e kalimit të rrugës, por, sipas banorëve nuk janë zbatuar kushtet teknike për rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza. Sistemi i kanalizimeve të ujërave të zeza, ka mbetur po ai që ishte më parë, ku një pjesë e tyre kanë plasur mbi sipërfaqen e rrugës pranë pallatit nr, 61/4.
Devijimi i projektit të rrugës
Prishja e shkalleve të pallati 61/4 dhe e ndërtesave të tjera në të njëjtin krah, për shkak të devijimit të projektit gjatë rikonstruksionit të Rr. Ferit Xhajko, është kryer pa shpronësuar territorin e cënuar dhe në kundërshtim me interesat e qytetarëve. Përveç prishjes së objekteve të legalizuar nga Bashkia e Tiranës, sipas banorëve të kësaj zone, Shoqëria Ndërtuese nuk respektoi projektin e miratuar dhe dhunon nenet 41, 42, 43 dhe 44 të Kushtetutës së Shqipërisë. Zëri i 40 familjeve të pallatit në fjalë në Rr. Ferit Xhajko në kryeqytet, për ndërtimin e rrugës në mënyrë të paligjshëm pranë pallatit të tyre, ka trokitur jo vetëm në dyert e Bashkisë së Tiranës, por në të gjitha instancat qeveritare. Megjithatë, jo vetëm që nuk kanë marrë një përgjigje në zgjidhjen e problemit në fjalë, por punimet për rikonstruksionin e rrugës në fjalë shkaktuan prishjen e shkallëve dhe të themeleve të pallatit të tyre, duke rrezikuar kështu jo vetëm pronën, por jetën e qindra banorëve. Sipas banorëve, e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të zhvendosjes së rrugës, në sajë të marrëveshjeve korruptive midis Shoqërisë Ndërtuese, Bashkisë së Tiranës dhe banorëve në krahun tjetër të rrugës.
************************************************
Policia Ndërtimore dhunoi banesat e qytetarëve
Banorët shprehen se, vetëm 3 muaj më parë, në mënyrë të paligjshme dhe të rrufeshme, nën urdhrat dhe drejtimin e Inspektorit të Inspektoratit të Ndërtimit Urbanistik Tiranë, me mjete të rënda të Policisë Ndërtimore, godite, tronditet dhe shkatërrohet pjesa veriore e pallatit, shkallët e tij dhe hyrja kryesore. Ndërkaq, pjesa e pallatit e goditur nga mjetet e Policisë Ndërtimore, ishte struktura bazë monolite, mbi të cilën qëndronte pallati, si kolonat dhe dyshemeja e hyrjes. Në këtë mënyrë, është rrezikuar seriozisht jeta e qindra banorëve, sepse qëndrueshmëria e godinës ishte në dyshim, duke krijuar kështu precedentin e një fenomeni Gjirokastër, vetëm se me përmasa më të mëdha. Procesi i veprimeve nga përgjegjësit e mësipërm, janë kryer pa marrë parasysh e pallatit, legalizimin e tij, pa projekt dhe urdhër pune, pa azhurnim, pa asnjë paralajmërim, ngaqë shumica e banorëve ishin brenga. Kështu, pa përfillur kërkesat e banorëve, kuadrin ligjor dhe mundësinë e një katastrofe të mundshme, është realizuar dhunimi i pallatit në fjalë.
***********************************************
Ja legalizimi i pallatit të cunguar nga Kokëdhima
Pallati nr, 61/4, në Rr. Ferit Xhajko të kryeqytetit, shkallët dhe themelet e të cilit janë shkatërruar nga Shoqëria Ndërtuese, e cila po kryen rikonstruksionin e rrugëve të kësaj zone, është i pajisur me të gjitha dokumentet e nevojshme që kërkon legjislacioni në vend. Kështu, godina e banimit prej 8 kateve, dyqane dhe parkim nën tokë, disponon akt kolaudimi tekniko-ekonomik, vërtetim hipotekor të lëshuar nga zyra e pasurive të paluajtshme dhe kontratë shitje të detajuar.
*************************************************
Banorët, apel autoriteteve më të larta shtetërore
Të shokuar nga goditja e paligjshme, banorët e pallatit nr, 61/4, në Rr. Ferit Xhajko të kryeqytetit kanë reaguar duke u shprehur të drejtat e shkelura dhe kërkesat e tyre, me ana të një peticioni, të cilin ia drejtojnë Kryebashkiakut, Edi Rama dhe Kryeministrit Sali Berisha. Ju dhe politika e re e njihni dhe e pranoni Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, apo jo? Nëse po, pse e dhunoni atë? A i njihni hipotekat dhe, a i pranoni tapitë e qeverisë Meksi, Majko, Meta, Nano, Berisha? Nëse po, pse i shkatërroni dhe i zaptoni ato, pa lëshuar asnjë dokument? Ju e doni popullin shqiptar. Ne 200 banorët e pallatit nr, 61/4, në Rr. Ferit Xhajko të kryeqytetit, a jemi shqiptarë? Pse na dhunuat, shkatërruat, plaçkitët, truallin dhe godinën tonë? A i njihni dhe i zbatoni lejet e ndërtimit të nxjerra nga KRRT-ja e Tiranës? Pse i dërgoni forcat tuaja të armatosura në drejtimin e privatit për ta zhvendosur aksin e rrugës dytësore, 3 m nga projekti në leje në dëm të të vetmit pallat dhe hipotekë të rregu