Sigurimet shoqërore, invalidët ankime në gjykatë për përfitimin e kempit
Invalidët e pakënaqur, tanimë me hyrjen në fuqi të ligjit “Për një ndryshim në ligjin “Për sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë të ndryshuar” mund të bëjnë ankesë në gjykatë, nëqoftëse nuk do të jenë dakord me vendimin e komisionit mjekësor. Ishte Komisioni Kuvendor i Ekonomisë dhe Financave, që dje, vetëm me votat e maxhorancës, ndryshimet në ligjin në fjalë, të cilat parashikojnë kushtet për pension invaliditeti dhe procedurën që duhet ndjekur për përfitimin e tij, ku është përfshirë procedura e ankimimit në gjykatë. Projektligji në fjalë parashikon kushtet për pension invaliditeti dhe procedurën që duhet ndjekur për përfitimin e tij. Gjithsesi në këtë dispozitë është edhe procedura e ankimimit, në rast se personi nuk është dakord me vendimin përkatës. Për përfitimin e pensionit të invaliditetit, krahas periudhës së sigurimit, një nga kushtet është shkalla e humbjes së aftësisë për punë, e cila caktohet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë. Kundër këtij vendimi të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, personi mund të ankohet në KMCAP-in epror, pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, vendimi i të cilit, përsa i përket caktimit të aftësisë për punë, është i formës së prerë. Sipas projektligjit të përgatitur, vendimi i KMCAP-it si vendim administrativ është i ankimueshëm në gjykatë. Ankimimi bëhet vetëm për çështje të respektimit të procedurës administrative dhe të respektimit të ligjit dhe jo për ekspertizë mjekësore. Gjatë diskutimit të projektligjit në fjalë, në Komisionin kuvendor të Ekonomisë dhe Financave, deputeti Arben Malaj, tha se duhet të eliminohen disa hallka, për të ulur nivelin e burokracive. Aktualisht nga skema e sigurimeve shoqërore përfitojnë mbi 51 mijë invalid në të gjithë vendin, nga të cilët 45 mijë në zona urbane dhe rreth 6 mijë në zona rurale.