E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si sigurohen parate e shqiptareve

TIRAN- Rreth 80 per qind e depozitave te individeve jane te siguruara edhe nese bankat falimentojne. Kjo vjen per faktin se pjesa me e madhe e depozitave jane nen shumen 2.5 milione leke i cili eshte edhe kufiri ligjor qe i detyron bankat te sigurojne depozitat e klienteve te tyre.


Te dhenat zyrtare te Agjencise se Sigurimit te Depozitave flasin per nje rritje te sigurise se depozitave ne sistemin bankar shqiptar si dhe te sasise se parave qe shqiptaret kane futur neper banka pergjate vitit 2010.
Rreth 96 per qind e depozitave ne sistemin bankar shqiptar jane ne shuma me te vogla se 2.5 milione leke.


Ketu perfshihen depozitat e individeve dhe bizneseve. Sipas te dhenave qe jep agjencia vetem kater per qind e numrit te depozitave perbejne pjesen me te madhe te parave te depozituara prej shqiptareve. Pra numri me i vogel i depozitave perben shumen me te madhe te parave qe jane investuar neper bankat tregtare.


Edhe pse shumat nen 2.5 milione leke numerikisht perbejne 96 per qind te depozitave ato perbejne me pak se gjysmen e totalit te parave qe shqiptaret kane investuar neper banka. Ndersa pjesa tjeter pra 4 per qind e depozituesve kane investuar neper banka rreth 55 per qind te totalit te depozitave ne sistemin bankar shqiptar.
Per sa i perket afatit te maturimit shqiptaret me se shumti preferojne ti investojne parate e tyre per nje periudhe 12 mujore.


Depozitat e mbyllura me kete afat perbejne 43 per qind te totalit. Nderkohe 25 per qind e depozitave jane lene me nje afat tre deri ne gjashte muaj ndersa 33 per qind me afat maturimi deri ne tre muaj. Depozitat me afat maturimi tre mujor jane kryesisht parate e bizneseve te cilat ato i perdorin per kapital qarkullues.


Pjesa me e madhe e depozitave jane ne leke. Sipas te dhenave te ASD-se gjate vitit te shkuar rreth 55 per qind e depozitave ne banka kane qene ne monedhen vendase ndersa pjesa tjeter ka qene ne valute kryesisht euro dhe dollar. Ne lidhje me kete agjencia veren edhe nje rritje me 7 per qind te depozitave te individeve ne valute dhe ulje me 5 per qind te depozitave ne leke.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›