E Diel, 1 Nëntor 2026

Albtelekomi grabit qytetarët me fatura abuzive, një familje 40 mijë lekë në muaj

Kreu i Shoqatës së Konsumatorëve Shqiptarë, Islam Cani, rendit problemet e qytetarëve me kompaninë turke    

Abuzimet që kompania private Albtelekom bën ndaj qytetarëve duket se nuk do të ndalen ndonjëherë. Prej, mëse një viti, kjo kompani po vjedh qytetarët që janë abonentë të telefonisë fikse duke i çuar atyre fatura mujore tepër të fryra. Një tjetër abuzim që kjo kompani private bën ndaj qytetarëve është dhe mos kërkesa e një fature në shtëpitë e qytetarëve të abonuar.

Ka më tepër se një vit që kjo kompani nuk u dërgon në shtëpi faturat telefonike qytetarëve, në mënyrë që ata të shikojnë, se sa është çmimi që ata kanë harxhuar dhe se më cilin numër kanë kontaktuar. Qytetarët ankohen se kjo kompani duke mos dërguar fatura me listën e telefonatave, që ata kanë bërë, fusin më tepër impulse dhe të njëjtin numër e vendosin dy tre herë. Fatura mujore e shërbimit telefonik, sipas qytetarëve të Tiranës, vjen me një vlerë shumë më të madhe se shuma e impulseve që ata kanë konsumuar gjatë bisedave telefonike. Për këtë shkak shumë pajtimtarë, janë revoltuar nga vlera e shënuar në faturat e tyre telefonike, vlerë e cila nuk përputhet aspak me konsumin mujorë telefonik. Kështu, në zyrat postare ku qytetaret shkojnë, për të paguar telefonin fiks, ankohen se një faturë mujore e kësaj telefonie u shkon çmimi rreth 40 mijë lekë. Kam mbi 5 muaj që vlera e shënuar në faturën për shërbimin telefonik, më vjen më e lartë sesa impulset që kam konsumuar gjatë muajit. Ky është një problem pas një tjetër është se në shtëpi nuk vjen farë faturë më listën e telefonatave që kemi bërë. Për këtë jam ankuar disa herë pranë zyrave të Albtelekom, por nuk më kanë dhënë asnjë arsye për këtë fenomen. Vetëm më kanë thënë se mund të kem kryer thirrje ndërkombëtare, ndërsa telefoni fiks që mbajë unë, është i lidhur vetëm brenda përbrenda Tiranës, pohon Brisilda Tase. Megjithatë, pjesa dërrmuese e qytetarëve që kanë pasur probleme dhe pakënaqësi në lidhje me shumat e faturuara për telefonin fik, pohojnë se nuk kanë kryer asnjë thirrje ndërkombëtare, ndërkohë kanë kërkuar listën e thirrjeve që kanë konsumuar gjatë muajit bashkë me numrat e thirrur, nga Kompania Albtelekom.

Abonentët në radhë për të paguar faturat
Faturat e telefonisë fikse të Albtelekomit kanë muaj që nuk shkojnë në banesat e qytetareve. E vetmja zgjidhje për këta të fundit janë pritjet e gjata në sportele për të paguar detyrimet. Madje ka dhe nga ata qytetarë, që nuk i paguajnë detyrimet, në shenjë proteste për mosardhjen e faturave, por përgjigja e vetme ka qenë ndërprerja e sinjalit nga Albtelekom, duke bërë që qytetaret të shkojnë dhe ti paguajnë vetë faturat, pranë sporteleve të postës. Kjo tek qytetaret nuk sjell vetëm irritim, sepse po humbasin kohë, por ka sjell dhe humbjen e besueshmërisë nëse paguajnë aq sa harxhojnë. Posta shqiptare çdo muaj duhet të dërgojnë faturat, pranë çdo banës për detyrimet që kanë qytetarët ndaj kompanisë Albtelekom. Ky detyrim i ndërsjellët i këtyre dy institucioneve buron nga një marrëveshje e nënshkruar prej disa vitesh, por prej muajsh qytetaret po vuajnë përplasjen mes dy institucioneve.

Ankesat në SHKSH
Shqetësimet e konsumatorëve kanë shkuar deri në shoqatën e konsumatorit shqiptar ankesat e të cilëve janë nga më të ndryshmet. Kështu, qytetarëve u është hequr e drejta e dërgimit të faturës në banese kjo gjë është më tepër se 9 muaj. Është rritur fatura e tarifës së shërbimit pa informuar nga 358-450 lekë,  nuk bëhet njoftimi për ndërprerjen e numrave (ndërrimi i numrave) por qytetarët po humbasin kohe  dhe janë me ditë të tëra pa sinjal telefonik, ankesat janë të shumta për shkëputje të shpeshta brenda ditës, por dhe në javët sinjalit të internetit, nuk zbatohen parametrat e shpejtësisë së deklaruara në kontratën e bërë me klientin. Ndërsa, përsa i përket cilësisë së  shërbimit me përjashtim të Tiranës , ndërsa në rrethe cilësia vlen për të dëshiruar si me zhurma, ndërprerje të herë pashtershme, kur drejtohemi për ankesë në PTT-të, qytetarët thonë se personeli i Albtelekomit nuk të jep asnjë sqarim, por vetëm kaq: do ta ndjekim dhe do tju përmirësohet. Herë pas here ka ndërprerje të sinjalit telefonik, ndërrim numri po të dëshironi mund ti referoheni shume e shume numrave 22369015; shkëputje te linjave te telefonit klienti 22377547; ankesë për mungese te faturës analitike si dhe për tarifa të ndryshueshme pa njoftim të mëparshëm ashtu sikurse thonë ato i bëjnë ndryshimet sipas qejfit të drejtueseve të kompanisë së Albtelekomit.

Liri Mëhalla

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›