E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëshqitjet në Fier-Mallakastër, shkatërrohen 50 banesa, rrezikohen 140 të tjera

Reshjet e pa ndërprera të ditëve të fundit, si dhe një sërë faktorësh atmosferik kanë shkaktuar probleme të theksuara mjedisore, në  rrethet Fier e Mallakastër. Sipas statistikave të mara në shtabin e emergjencës civile pran prefekturës Fier, mësohet për dhjetëra banesa të pa banueshme, qindra të tjera të rrezikuara, dhjetëra ha tokë të dëmtuar, shkarje dhe gërryerje

masive të tokës, shkatërrim rrugësh  e tjerë. Sipas specialistëve dhe drejtuesve lokal, shkarjet e dheut nuk janë një fenomen akut, por një fenomen i mbartur nga  vitet e mëparshme, ndërkohë që volumi i reshjeve të ditëve të fundit e ka përshpejtuar dhe përkeqësuar situatën e rrëshqitjeve, gërryerjeve dhe dëmtimeve.Në fshatin Hekal të komunës me të njëjtin emër janë rreth 7 banesa të shkatërruara plotësisht ,të pabanueshme, 10 banesa të rrezikuara dhe 3 ha tokë e dëmtuar. Gjithashtu segmenti rrugor që lidh komunën me rrugën Nacionale Ballsh-Gjirokastër është i dëmtuar në tre pika . Por fenomeni i rrëshqitjes nuk është i ri. Rrëshqitjet e para kanë nisur që në vitin 2005. Sipas inspektorit të emergjencave civile Viron Balla, në rrethin e Fierit janë shkatërruar si rezultat i gërryerjeve dhe rrëshqitjeve të dheut rreth 30 banesa, ndërkohë që rrezikohen seriozisht 69 banesa të tjera dhe janë dëmtuar 26-ha tokë e kultivuar me vreshta dhe frutikulturë. E njëjta situatë është dhe në rrethin e Mallakastrës. 20 banesa janë të pabanueshme, 71 të dëmtuar rëndë, 25 ha me vreshta dhe drufrutor të dëmtuara, dhjetëra km rrugë të dëmtuara si dhe disa ujë mbledhës të rrezikuar, tha Balla . Sipas Ballës,janë marrë masat për përballimin  e situatës.Janë evakuuar familjet që kanë mbetur të pastreha ,po ndiqet me vëmendje kapaciteti i mbushjes me uji të rezervuarve duke u hapur portat e shkarkimit, është punuar për cbllokimin e rrugëve, janë ngritur komisionet e vlerësimit të dëmit , tha Balla. Ndërkohë shirat e djeshme kanë lënë nën ujë më shumë se 130 hektarë tokë bujqësore  në zonën e Belinës. Ka qenë dalja nga shtrati i lumit Seman ai që ka vënë  në lëvizje gjithë strukturat vendore në këtë zonë gjatë natës. Nga të dhënat më të fundit nga Drejtoria rajonale e mirëmbajtjes së rrugëve gjendja fizike e rrugëve të qarkut Fier është jo e mirë dhe paraqesin vështirësi në kalimin e mjeteve, pasi janë dëmtuar prej reshjeve dhe nga shkarja e dherave.

O. Filka

Last Updated on E Enjte, 25 Shkurt 2010 22:58

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›