Albtelekomi, tashmë operatori më i madh edhe në fushën e internetit
Operatori më i madh i telefonisë fikse, Albtelekom, shton ofertat për klientët që dëshirojnë të abonohen në shërbimin e internetit me ADSL. Që nga fillimi Albtelekomi, përveç uljes së tarifave për shërbimin e internetit, deri në tre herë më të ulëta se çmimet e mëparshme dhe rritjes së cilësisë së shërbimit, ka shtuar dhe ofertat, duke bërë dhuratë për klientët e rinj një modem ose duke ofruar tarifën e instalimit falas. Për të qenë sa më pranë nevojave të klientëve tanë, nga data 17 deri 19 nëntor, Albtelekomi vjen me një super ofertë. “Të gjithë ata që zgjedhin të bëhen abonentë të shërbimit tonë të internetit me ADSL, Albtelekomi dyfishon ofertën, duke dhuruar për klientët e rinj, modemin dhuratë dhe tarifën e instalimit falas për një periudhë treditore”, - tha dje drejtori Akdogan.
Krahas ofertave, kompania ka shtuar investimet në shërbimin e internetit me ADSL, duke sjellë për klientët paketa të ndryshme tarifore sipas kërkesave dhe dëshirave të klientëve. Tashmë klientët tanë mund të zgjedhin një nga paketat tona, duke i përshtatur ato sipas nevojave dhe mundësive të tyre dhe me një cilësi shumë herë më të lartë dhe çmime të leverdishme. Albtelekomi pas privatizimit aplikoi ulje të ndjeshme të tarifave të shërbimit të internetit, të cilat shkojnë deri në 80 për qind më lirë, ndërkohë që është rritur ndjeshëm cilësia e shërbimit të ofruar. Klientët kanë mundësi të pajisën me shërbimin e internetit me çmime deri tri herë më të ulëta për tarifat e abonimit dhe ato të instalimit, duke e bërë shërbimin e internetit të arritshëm nga të gjithë. Abonentët familjarë kanë mundësi të pajisen me shërbimin e internetit me ADSL, duke zgjedhur sipas preferencave paketën dhe çmimet që ata dëshirojnë. Shërbimi i internetit ofrohet pothuajse në të gjitha rajonet që mbulohen nga Albtelekomi, ndërkohë që po punohet për shtrirjen e shërbimit dhe në zona të thella dhe brenda një kohe të shkurtër, çdo abonent i Albtelekomit do të ketë mundësi të pajiset me shërbimin e internetit të cilësisë më të mirë në treg. Drejtori i përgjithshëm i Albtelekomit, Mustafa Reshit Akdogan, tha se kompania ka kryer një sërë investimesh në shërbimin e internetit. Ai tha se pas fushatave promocinale, reagimi dhe interesi i konsumatorit ka qenë mjaft i madh. “Mund t’ju konfirmoj jo pa krenari se në këtë moment që po flasim, jemi operatori i parë në treg dhe për sa i përket shërbimit të internetit në Shqipëri. Në 90 ditët e fundit numri i abonentëve që kanë zgjedhur shërbimin tonë, është rritur me 500 për qind. Albtelekomi, i cili ofron shërbimin e internetit më të sigurt, më të shpejtë dhe të një cilësie shumë të lartë, aktualisht është operatori i parë”, - tha Akdogan. Drejtori i përgjithshëm i Albtelekomit shtoi se nisur nga interesi i madh për pajisje me shërbimin e internetit me ADSL, nga data 17 deri datën 19, klientët do të përfitojnë modemin dhe tarifën e instalimit falas.
Kompania ndërkohë ka planifikuar hedhjen në treg dhe të shërbimeve të tjera të internetit, çka do të kënaqë të gjitha kategoritë e klientëve. Akdogan tha se për sa i përket shërbimit të internetit, Albtelekomi do të ketë dhe projekte sociale në këtë fushë. “Ne nuk e shikojmë shërbimin e internetit thjesht si një biznes, ne kemi projekte sociale në këtë fushë. Kemi projekte të përbashkëta që po punojmë me Ministrinë e Arsimit dhe Bashkinë e Tiranës. Në të ardhmen në të gjithë vendin do të ngremë klasa pilot për promovimin e teknologjisë dhe shërbimin e internetit. Në këtë mënyrë fëmijët do të kenë mundësi kontakti me internetin dhe përmes tij me zhvillimin teknologjik që në moshë të vogël”, - tha ai. Në kuadër të përgjegjësisë sociale, nga projekti do të përfitojnë edhe fëmijët me aftësi të kufizuar, ndërsa është duke u bashkëpunuar dhe me universitetet, siç është rasti i marrëveshjes me Universitetin “Epoka” për shërbimin e internetit dhe teknologjisë në auditorë.
Akdogan: Operatorë të pandershëm abuzojnë në treg
Drejtori i përgjithshëm i Albtelekomit, Mustafa Reshit Akdogan, se në tregun e telekomunikacioneve në Shqipëri ka operatorë që shkelin marrëveshjet e këtij tregu.
"Një numër operatorësh shkelin marrëveshjet e lidhura për ofrimin e shërbimeve në fushën e telekomunikacionit", - tha dje gjatë një konferencë për shtyp drejtori i përgjithshëm i Albtelekomit, Mustafa Reshit Akdogan. "Albtelekomi ka firmosur marrëveshjet me operatorët e tjerë në treg, me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj klientit, por disa prej tyre nuk respektojnë rregullat, duke përdorur trafikun ilegal dhe në të njëjtën kohë, duke i shkaktuar një dëm ekonomik shtetit, pasi ata u shmangen taksave", - deklaroi Akdogan. Sipas tij, tashmë për këtë është informuar edhe Enti Rregullator i Telekomunikacioneve dhe Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe pritet marrja e masave ligjore ndaj këtyre operatorëve.
"Këta operatorë paraqesin telefonatat ndërkombëtare si telefonata të brendshme, duke iu shmangur tarifave reale dhe taksave", - tha drejtori i përgjithshëm i Albtelekomit, Akdogan.