E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria ; Kërkohet sekuestrimi i pasurive të Nikolin Cakos

Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkon gjykatës sekuestrimin e pasurive të të dënuarit Nikolin Cako. I cilësuar si kreu i grupit kriminal “Go West”, Nikolin Cako është dënuar me 11 vjet heqjse lirie, si dhe gjobë prej 8 milionë lekësh. Tashmë, prokuroria kërkon sekuestrimin e tre banesave të tij, ndër të cilat edhe apartamenti i përshtatur si “laborator” për falsifikimet, një kat më lart se shtëpia ku ai banonte me familjen, si dhe llogarinë e tij bankare. Akuzat që rëndonin mbi të pandehurin Cako kishin të bënin me “grupim të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave kriminale nëpërmjet këtij grupimi”, “falsifikim dokumentesh”, “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm”. Nikolin Cako ka qenë pronar i agjencisë së udhëtimeve “Go West” me vendndodhje te “Rruga e Durrësit”, pranë bllokut të ambasadave në Tiranë. Ky i pandehur, në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë, organizonte kalimin e paligjshëm të kufirit të shtetasve të ndryshëm, duke i pajisur me viza, dokumente të falsifikuara, kundrejt pagesës në varësi të linjave të udhëtimit që varijonin në shumat 10.500 deri në 16.000 euro.

Lorena Kollobani

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›