Financat: Buxheti 2009, i sigurt dhe jo elektoral
Buxheti i vitit 2009:
Buxheti 2009 shkon në 5 miliardë dollarë
Është më i lartë se vjet 1 miliard dollarë
Fondi për investime llogaritet në 100 miliardë lekë
Grantet konkurruese në vitin 2009 llogariten 8.7 miliardë lekë
Për rrugët 4 miliardë lekë
Financimi i qeverisjen vendore rritet 37 për qind
Në vitin 2009 ritmi i rritjes së të ardhurave 10-11%.
Tab
Të tjera shpenzime të papërfshira në buxhetet
e ministrive dhe institucioneve
Fondi Rezervë dhe Kontigjencë i Këshillit të Ministrave 15,700,000 lekë
Fondi Rezervë i Këshillit të Ministrave 2,000,000 -
Fondi Rezervë për Politikë Pagash (e pakushtëzuar) 0 -
Fondi Kontigjencë për Politika Pagash dhe Pensionesh 7,700,000 -
Fondi Kontigjencë për Ruajtjen e Deficitit 6,000,000 -
Interesat 36,040,000 -
Për borxhin e brendshëm 31,420,000 -
Për borxhin e huaj 4,620,000 -
Shpenzimet e Pushtetit Vendor 36,835,000 -
Nga të ardhurat e veta 18,412,000 -
Granti për pushteti vendor 18,423,000 -
Të ardhura jashtë limitit 0 -
Të ardhurat e ISSH-së dhe ISKSH-së 56,191,000 -
Net lending -5,000,000 -
Totali 139,766,000 -
2009, buxheti më i madh i miratuar historikisht
Buxheti materializon programin ambicioz të qeverisë.
Pas akuzave për buxhetin e shtetit të vitit 2009 si një buxhet i dobët dhe me risqe, të bëra nga opozita, ka reaguar dje me një deklaratë për shtyp Ministria e Financave. Financat sigurojnë shqiptarët dhe po kështu edhe opozitën se buxheti 2009 është një buxhet i sigurt, i cili materializon programin ambicioz të qeverisë. Sipas deklaratës publike të Ministrisë së Financave, buxheti i paraqitur para opinionit publik nga qeveria përbën një kulm të ri të rezultateve më pozitive të arritura në mandatin e saj. Buxheti 2009 jo vetëm është më i madhi i miratuar historikisht, por është një buxhet me strukturën më të mirë të formuar ndër vite dhe që mbështet zhvillimin e shpejtë të ekonomisë. Ai është vendimtar në materializimin e programit ambicioz të qeverisë. “Opozita, e çorientuar përballë arritjeve fiskale të qeverisë dhe vlerësimeve pozitive si kurrë më parë nga partnerët ndërkombëtarë për reformat e ndërmarra dhe rezultatet e arritura ne fushën ekonomike, fiskale, të minimizimit të informalitetit dhe korrupsionit, prej ditësh në mënyrë të dëshpëruar po shpif rreth parametrave dhe objektivave të buxhetit 2009”, - thuhet në deklaratën e Financave. Më tej, ajo vazhdon: “Dielli nuk mund të mbulohet me shoshë, aq më tepër me shoshat e grisura të Partisë Socialiste, ish-ministra, ish-drejtorë doganash, tatimesh e zyrtarë të tjerë, autorë të gjendjes dëshpëruese të financave publike nën qeverisjet e mëparshme”.
Rritja e të ardhurave në buxhetin 2009 me 300 milionë euro është pjesë e tendencës pozitive të tre viteve të mëparshme, kur të ardhurat nga tatimet e taksat u rritën me 4 pikë përqindje të PBB-së, edhe pse taksat janë përgjysmuar tërësisht, ndërkohë që në 4 vitet e qeverisjes së atyre që sot bëjnë monolog të përçartur, u zvogëluan me gjysmë pikë përqindje mbi PBB-në.
Vetëm të ardhurat nga akcizat, preja kryesore e kontrabandës dhe evazionit të ish-pushtetarëve në fjalë, është 4-fishuar.
Në vitin 2009, të ardhurat nga zhdoganimet e cigareve, kafes, karburanteve, pijeve alkoolike janë më shumë se në 4 vitet 2001-2004 të marra së bashku, vitet e parajsës se korrupsionit të atyre që guxojnë të shtrembërojnë këto arritje. Mashtrimi se akcizat janë rritur për shkak të çmimeve, dëshmon mungesën e arsyes dhe kaosin e opozitës, pasi akcizat janë me tarifa fikse mbi sasitë e zhdoganuara dhe jo mbi vlerën e tyre.
Vetëm në vitin 2009, rritja e pagave dhe e pensioneve në vlerë është më e madhe se gjithë rritja 4-vjeçare 2001-2004.
Investimet publike të administratës qendrore dhe asaj lokale për vitin 2009 janë më të mëdha se tre vitet së bashku 2002-2004 të kohës së qeveritareve që guxojnë të përbaltin buxhetin 2009.
Deficiti buxhetor në 4 vitet e fundit është 32% më i ulët se në katër vitet e qeverisë së mëparshme. Borxhi publik në vitin 2009 do të jetë 6 pikë përqindje të PBB-së më i ulët se në vitin 2005. “Borxhi publik merret vetëm për të financuar investimet publike, më shumë se gjysma e të cilave financohen nga të ardhurat e buxhetit, ndërkohë që në 4 vitet e ish-qeveritarëve sharamanë, është marrë borxh publik edhe për shpenzimet e ish-qeveritarëve”, thotë deklarata. Ndërsa vazhdon se buxheti 2009 është një buxhet i sigurt dhe jo elektoral, pasi ai është konservativ në programimin e të ardhurave dhe një buxhet me 20 miliardë lekë rezerva e kontigjenca, ndërkohë që buxheti 2005 i ish-qeveritarëve sharamanë kishte vetëm 2 miliardë kontigjenca. “Demagogjia e të majtës përballë këtyre shifrave është dëshpëruese edhe për vetë ata. Ftojmë opozitën që në vend të monologut të ish-qeveritarëve, të zgjedhë debatin dhe ballafaqimin e shifrave dhe argumenteve në mënyrë publike”, - thotë deklarata e Ministrisë së Financave.
Buxheti i shtetit për vitin 2009, me një vlerë prej 5 miliardë dollarësh, rrit ndjeshëm mundësinë e investimeve. Pjesën e luanit, pa dyshim që do ta thithin rrugët, ku për vitin 2009 parashikohet që një pjesë e mirë e tyre të përfundojnë tërësisht. Po kështu, parashikohet dyfishim pagash për një kategori të punonjësve të administratës, rritje e pensioneve në masën 10 për qind dhe 20 për qind për pensionistët e fshatit. Buxheti 2009, që shkon në rreth 5 miliardë dollarë, me rreth 1 miliard dollarë, është buxheti më i lartë i miratuar ndonjëherë nga qeveritë shqiptare.
Fondi për investime llogaritet në 100 miliardë lekë. Grantet konkurruese në vitin 2009 llogariten 8.7 miliardë lekë, 4 miliardë për rrugët dhe pjesa tjetër për ujësjellës, shkolla e shërbime të tjera lokale. Ky buxhet bën të mundur rritjen me 37 për qind të financimit të qeverive vendore nga qeveria qendrore. Në vitin 2009 ritmi i rritjes së të ardhurave llogaritet 10-11%. Buxheti i vitit 2009 realizon të gjitha premtimet për rritjen e pagave dhe pensioneve. Me shtesën që do të bëhet vitin e ardhshëm, të 44 mijë arsimtarët shqiptarë do të ndiejnë dyfishimin e rrogave. Po ashtu, me shtesën që do t’i bëhet vitin e ardhshëm, 14 mijë infermierët shqiptarë do të kenë dyfishim të pagave. Rritje të ndjeshme të pensionit me 10 për qind, ndërsa pensionistët në fshat do të kenë një rritje me 20 për qind, rritje kjo që garanton dyfishimin e pensioneve të tyre. Përfundimisht, pësojnë rritje të gjitha pensionet e natyrave të ndryshme, si dhe ndihma ekonomike.
Rritja e pagave gjatë vitit të ardhshëm bëhet e mundur sërish në sajë të miradministrimit. Administrata shtetërore do t’u peshojë taksapaguesve shqiptarë gjithsej 6. 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm të vendit. Buxheti për vitin 2009 përbëhet nga buxheti i shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore dhe sigurimet shëndetësore. Të ardhurat në buxhet parashikohen 332 586 milionë lekë, shpenzimet parashikohen 382 596 milionë lekë, ndërsa deficiti parashikohen 50 010 milionë lekë. Buxheti vendor për vitin 2009 parashikon të ardhura 36 835 milionë lekë; nga të cilat: granti i pakushtëzuar nga buxheti qendror 1842 milionë lekë dhe shpenzimet 36 835 milionë lekë.