E Diel, 1 Nëntor 2026

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit

PRISHTINË, 11 shkurt /ATSh/ Albulena Haxhiu është kryetarja e Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu mori 66 vota të deputetëve nga LVV-ja dhe komunitetet jo serbe në seancën e sotme konstituive.

Kundër Haxhiut votuan deputetët e PDK-së, LDK-së, Listës Serbe, ndërkaq abstenuan deputetët e AAK-së.

Pas zgjedhjes së kryetares radha i vjen zgjedhjes së pesë nënkryetarëve të Kuvendit për t’u konsideruar i konstituuar Kuvendi.

/KosovaPress//r.e/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›