OLV UÇK me aksion para Kuvendit, shpërndan emblema me fytyrat e krerëve të UÇK-së

PRISHTINË, 11 shkurt /ATSh/ Organizata OVL-UÇK, sot para se të fillonte seanca e konstitutimit të Kuvendit të Kosovës, para kuvendit shpërndau emblema për deputetët të cilët u betuan sot me shkrimin “mos qoftë atdheu i ngrohtë si diell, s’ka pse i duhet sakrifica jonë”, ku në to ka emblema për krerët e UÇK-së.
Ata të cilët u ndalën ishin Enver Hoxhaj i PDK e Ramush Haradinaj kryetari i AAK-së.
Ndërsa, ministri në detyrë i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla edhe pse iu kërkua të ndalej nuk u ndal.
/KosovaPress/