Albumi i refuzuar i Beatles

Më 1 janar të vitit 1962, Beatles-at e panjohur shpresonin të bënin për vete producentët e Decca Records duke luajtur 10 këngët e para të tyre në studiot e këtyre të fundit në Londër. Por në përfundim, publikimi i albumit me 10 këngë u refuzua prej kompanisë me arsyetimin idiot se “bandat me kitare po dilnin jashtë mode”.
Pak muaj më vonë banda e John, Paul, George dhe Pete Best nënshkruan një kontratë me EMI-n, hapi i parë në rrugën e ngjitjes në piedestalin e bandave më të mira muzikore të të gjitha kohërave.
Sot, gjysmë-shekulli më vonë del në shitje regjistrimi i parë autentik i albumit të Beatles i përbërë nga këngë si: ‘Money’ (That’s what i want), ‘Like dreamers do’, ‘Take good care of my baby’, ‘Three Cool Cats’, ‘Love of the Loved’, ‘Memphis’ dhe ‘Crying waiting hoping’.
Ankandi i shitjes së albumit origjinal nis me 30 mijë paund, por organizatorët shpresojnë të fitojnë shumë herë më tepër.