Mentori krahas Ritës

Një nga këngëtaret më të njohura në botë, Rita Ora do të jetë prezente në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë më 28 nëntor. Bashkë me të, në koncertin madhështor do të ngjiten në skenë edhe 20 këngëtarë të tjerë shqiptarë.
Hapjen e këtij koncerti, krahas Ritës, do ta bëj këngëtari nga Kosova, Mentor Haziri. “Unë kam qenë i ftuar kohë më parë për të qenë një ndër performancat kryesore për nder të 100 vjetorit dhe mund të them që është ndjenjë shumë e vacantë për të performuar në skenën kryesore në Tiranë në epiqendrën e manifestimeve, bashkë me kryeministrin Berisha dhe artisten shqiptare Rita Ora,’’ ka thenë Haziri për Indeksonline. Këngëtari që ka pasur fatin të jetë artisti i parë në histori të muzikës moderne shqiptare në televizionin MTV në vitin 2010, shprehet për Indeksonline se ndihet i lumtur për nderimin që po i bën Tirana: “Përzgjedhja për të qenë si “main act” aty më bën të lumtur për mundësinë e festimit në këtë datë madhështore.Po ndihem shumë mirë për arsye se jemi bashkë në një datë që i bashkon shqiptarët kudo që janë”. Muaj më parë, Haziri ka qenë i ftuar special në koncertin e këngëtares Rita Ora në Emirates Stadium në Londër, ku ishin përmbi 70 mijë adhurues të këngëtares. “Kam pas rastin të jem në koncert të Ritës në Angli, ku kam qenë i nderuar. Shpresoj që Rita ta përcjellë atë energji të njejtë në skenën shqiptare të 100 vjetorit, sikurse po e bën në skenën ndërkombëtare”, ka shtuar Haziri. Ai ka theksuar se e vlerëson si privilegj të veçantë mundësinë për të performuar në skenën kryesore të 100 vjetorit dhe faktin e të qenit performanca kryesore. /Dardan Hoti/Indeksonline/