E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalorësit e emocionuan Elvanën

Ashtu siç ka paralajmëruar,  këngëtarja Elvana Gjata këto ditë eshte duke punuar në realizimin e videoklipit me titull "Beso''.
Gjatë xhirimeve, ajo është gjendur pranë grupit te kalorësve, që janë nisur nga Prekazi drejt Vlorës, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Këngëtarja ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku është shprehur shumë e emocionuar për këtë takim të rastësishëm: “ Jam duke xhiruar klipin tim më të ri dhe nuk mund të rrija pa e ndarë këtë moment me ju. Këta kalorës janë duke shkuar drejt Vlorës. Edhe 100 vjet Shqipëria ime e dashur!”  /Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›