Luana Vjollca, përveç si fytyrë televizive, në publik njihet gjerësisht edhe si e dashura e këngëtarit Adrian Gaxha.
Pas disa ndarjesh e ribashkimesh, të dy duket të jenë kthyer në krahët e njëri-tjetrit.
Duke pasur disa vite përvojë në televizion, Luana ka fansa të shumtë, por ajo çmon veçanerisht femijet, kontaktet me tëcilët i vlerëson si kënaqësinë më te madhe që ekziston.
"Kjo është gjëja më e bukur për të cilën mund të flas dhe nuk e kam thënë asnjëherë. Ka kohë, qëkur jap motin, që fansat më të mëdhenj janë fëmijët, sidomos çunat e vegjël nga 1deri në 5 vjeç . S’ka kënaqësi më të madhe sesa kur takoj ata. Në pallat kam 3 fëmijë të vegjël, që, sa dal, vijnë më përqafojnë'', ka thënë Luana për "Mapo".
"Para dy muajsh më ka ndodhur që më ka rënë telefoni dhe jam përgjigjur. Si fillim nuk e besova, sepse bëhen edhe lojëra të tilla. Po pasi e vërtetova që është person i vërtetë, më tha që “të lutem djali im ka datëlindjen dhe dua që të vish që t’i bëjmë një surprizë te shtëpia ime, nëse ke mundësi”. Shkova me shumë kënaqësi dhe kur kam parë fytyrën e djalit që qante dhe thoshte “kjo ka dalë nga televizori”, me atë pafajësinë e vet, nuk ka pasur gjë më të bukur,'' ka rrëfyer Vjollca, duke theksuar se s’ka përjetuar emocion më të madh në gjithë vitet në televizion. /Indeksonline/