Makina ne humnere, vdes pelegrini
SKRAPAR- Nje persona ka vdekur dhe 4 te tjere jane plagosur si pasoje e nje aksidenti te rende automobilistik. Automjeti ne te cilin udhetonin 5 persona te cilet ktheheshin nga festa e Baba Tomorrit, mengjesit e djeshem ka perfunduar ne humere. Per pasoje ka humbur jeten drejtuesi i automjetit tip Benz me targa te Beratit, Stiliano Kosova 35 vjec dhe jane plagosur 4 te afermit e tij, kryesisht anetare te nje familje, Tomorr Colani 30 vjec, Krenar Colani, 29 vjec, Fredi Colani, 37 vjec, dhe Daniel Colani 9 vjec. Aksidenti ndodhi rreth ores 04:00 te mengjesit te djeshem ne aksin rrugor Polican- Tomorr, ne vendin e quajtur "Rasa e Novaj". Makina me te cilen ata udhetonin po kthehej nga pelegrinazhi i pervitshem, pas lutjeve ne teqene e Kulmakut ne malin e shenjte te bektashinjve, Tomorr. Gjate rruges se kthimit nga mali drejt Policanit, ne nje kthese ne vendin e quajtur " Rasa e Novajt", mjeti ka dale nga rruga duke perfunduar ne humere. Duke qene nje rruge mjaft e populluar ne keto dite pelegrinazhi, udhetare te rastit qe e kane pare skenen, kane njoftuar menjehere forcat e policise se Corovodes. Ne vendin e ngjarjes ka mberritur me shpejtesi mjeti i ndihmes se pare nga spitali i Corovodes dhe uniformat blu te komisariatit te ketij qyteti. Punonjesite e policise me ndihmen e pelegrineve, kane mundur te nxjerrin nga mjeti personat qe ndodheshin ne te, edhe pse me veshtiresi te madhe per shkak te terrenit te veshtire ne rreth 100 metra poshte ne humnere.
Drejtuesi I mjetit eshte nxjerre I pajete nga makina, nderkohe qe kater personat e tjere kishin mare plage te shumta, por fatmiresisht kane shpetuar nga vdekja. Te plagosurit jane transportuar fillimishte drejt spitalit te Skraparit, nderkohe qe trupi pa jete i Stiliano Kosoves eshte derguar ne morg. Sipas burimeve nga spitali I Corovodes, kater te plagosurit, te aferm mes tyre, jane paraqitur me fraktura ne trup dhe plage te ndryshme. Ata kane mare ndihmne e pare shendetesore dhe me pas jane derguar per trajtim me te specializuar ne spitalin e Beratit. Burime prane ketij spitali, njoftojne se megjithe plaget e marra ne trup gjendja e tyre eshte jashte rrezikut per jeten.
Ne vendin e ngjarjes per ore te tera kane punuar eksperte te policise rrugore, per te percaktuar shkakun e aksidentit. Nga kqyrja e vendit mesohet se aksidenti ka ndodhur si pasoje e humbjes se kontrollit te automjetit nga drejtuesi i tij, i cili humbi edhe jeten. Shkak mendohet te kete qene pagjumesia e 35-vjecarit Stiliano Kosova, I cili nuk ka mundur dot ta mbaje nen kontroll mjetin ne kthese dhe ka perfunduar ne humnere. Ky aksident shenoi edhe viktimen e pare te diteve te pelegrinazhit ne malin Tomorr, feste e cila vazhdon deri ne 25 Gusht ne teqene e Kulmakut.
Shkaku i aksidentit
Policia e cila ka mberritur ne vendngjarje, ka hedhur edhe drite mbi shkaqet e ketij aksidenti. Ne baze te provave, mendohet se automjeti ka dale jashte nga rruga, si pasoje e pergjumjes se shoferit. Ai nuk ka mundur dot te mbaje nen kontroll makinen, gjate kalimin ne kthese, duke bere qe makina te bjere 100 metra poshte ne humnere.