Vajzat e droguara rrefehen: E nisem nga kureshtja
Korce-Mjaft te rinj ne qytetin e Korces, here per shkak te kuriozitetit te moshes dhe here per t'u dukur sa me moderne, kane rene ne gracken e pluhurit te bardhe. Edhe pse nuk dihet me saktesi numri i personave te kesaj kategorie, pasi shume prej tyre, nuk e pranojne qe jane te tille, ne Qendren e Detoksikimit, e cila eshte hapur pak muaj me pare, mesojme se jane 60 perdorues droge, te cilet marrin trajtim mjekesor te perditshem. Pjesa me e madhe e atyre, qe kerkojne ndihme te specializuar, jane te rinj dhe te reja te moshes 20 deri 25 vjec, te cilet e kane perdorur per vite te tera helmin vrases, por qe kane vendosur te heqin dore prej tij, duke ju drejtuar qendres se detoksikimit. Ata trajtohen me dozen e nevojshme te metadonit, nje medikament, qe i ndihmon te shkeputin varesine nga droga, por edhe te mos ndiejne dhimbjet e forta trupore nga mungesa e saj. Pjesa me e madhe e te rinjve qe trajtohen ne kete qender kane qene perdorues te heroines ne forme venoze, te cilen e kane marre per disa vite dhe per kete arsye, thone specialistet, mjekimi i tyre do te jete i veshtire dhe i gjate. Qendra ofron trajtim mjekesor dhe psikologjik falas per keta persona,nderkohe, qe eshte kerkuar edhe ndihma e familjeve, per te bere te mundur sherimin e tyre te plote. Drejtuesi i qendres se detoksikimit, Ylli Qirinxhi, ben te ditur se dite pas dite eshte rritur numri i te rinjve, qe kerkojne ndihme per tu shkeputur nga droga dhe pas dy muajsh nga hapja e qendres, numri i tyre ka arritur ne 60. Ai sqaron se perdoruesit e droges jane te gjithe te rinj dhe te reja te moshes 20-25 vjec, qe kane perdorur per shume vite heroine dhe gjendja e tyre fizike dhe psikologjike eshte mjaft e rende. Njera prej te rejave, V. N., 23 vjece, tregon se ka qene thjesht kurioziteti, qe e ka shtyre ta provojne drogen, por qe me pas ka mbetur e mberthyer ne kurthin e saj, per nje kohe te gjate. Ndersa ka ndier shkaterrimin e afert, ka gjetur kurajon te kerkojne ndihme, per t'u sheruar dhe per t'ju kthyer jetes normale. E kam filluar drogen 6 muaj me pare tregon ajo, pasi disa shoqe me thane ta provoja. Mora nje doze heroine te kuqe, qe kushtonte 1mije leke. Me beri te ndihesha mire dhe isha mjaft euforike. Me pas merrja deri ne tre doza ne dite, pasi e kisha te domosdoshme. E lashe punen ne nje ndermarrje private, pasi te gjitha shoqet e moren vesh, qe perdorja droge dhe nuk me shoqeronin. Duke mbetur pa pune dhe pa asnje te ardhur, per te siguruar drogen, merrja para borxh, ose vidhja sende te vogla ne shtepi. Kjo gjendje vazhdoi per 6 muaj dhe duke e kuptuar se isha ne prag te shkaterrimit te plote, vendosa te vija ne qendren e detoksikimit, thote 23 vjecarja. Kam vendosur te mos kthehem me kurre ne kete rruge, qe te con drejt vdekjes se sigurt, shprehet ajo duke shtuar se familja e saj nuk e di, qe ajo ka perdorur droge dhe as qe po mjekohet.
Apeli i drejtorit te rehabilitimit: Kurohuni te ne falas, sherimi i plote
Drejtuesi i qendres se detoksikimit, Ylli Qirinxhi u ben apel te gjithe personave qe marrin droge, t'i drejtohen kesaj qendre, ku kurimi eshte falas, deri ne sherimin e plote. Shumica e te rinjve, qe trajtohen ne kete qender, vijne nga familje me probleme ekonomike dhe kane nivel te mesem arsimor. Por midis tyre jane edhe 4 persona, qe kane perfunduar arsimin e larte. Psikologia e qendres, Nerila Spiro, sqaron se per te gjithe keta te rinj do te behen analizat e plota, per te pare nese jane bartes te hepatiteve apo te Hiv/Aids. Ta fillosh drogen, thone keta te rinj, eshte mjaft e lehte, por per tu shkeputur prej saj ne kohen e duhur, ka raste, qe behet edhe e pamundur.