Ballsh grabiten tubacionet e naftës
BALLSH- Zona naftëmbajtëse në Marinzë po humbet dita ditës pamjen e saj të mëparshme. Shumë vite më parë ndërsa njihej si një zonë tepër aktive në Fier, ajo sot ka humbur jo vetëm pamjen por edhe funksionin. Persona të paidentifikuar kanë prerë dhe grabitur tubacionet, gjë e cila duket se ka nisur kohë më parë.
Por kanalet e hapura në tokë dhe mjetet e punës të braktisura në vendet e gërmimit dëshmojnë se aktualisht vijon grabitja e tubave me qëllim shitjen e tyre për skrap. Dëmi i faturohet jo vetëm AlbPetrol si një dëm fizik por edhe ekologjik për zonën përreth për shkak të derdhjes së naftës në pjesë të ndryshme të gjatësisë së tubacioneve. Autorët veprojnë në cdo orë të ditës.
Vjedhja e tubave ka nxjerrë jashtë funksionit shumë puse nafte ndërkohë që ende nuk janë marrë masa për këtë fenomen që po rrit gjithnjë e më tepër dëmin financiar dhe atë ekologjik.
(e.n/News24/BalkanWeb)