E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aldo Bare, debate për zëvëndësimin e një gjyqtari

TIRANE-Sot në Gjytakës së Krimeve të Rënda është zhvilluar seanca e radhës gjyqësore ndaj Aldo Bares, i njohur ndryshe si Alfred Shkurti. Seanca është shoqëruar me debate për shkak të zevendesimit nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë i gjyqtarit Artan Broci me gjyqtaren Ardiana Beraj, por leximi i këtij vendimi nga gjyqtarja Fatmira Hajdari ka shkaktuar reagimin e prokurorit të çështjes Besnik Muçi. Ai ka kërkuar që Beraj të mos jetë pjesë e trupit gjykues pasi sipas tij, ajo ka marrë pjesë në nje seancë për sigurim provë në procedimin nadj Rexhep Gines, një nga të akuzuarit e Bandes se Aldo Bares. Nderkohe avokati mbrojtes i Bares kërkoi të dinte nëse përzgjedhja e Ardiana Berajt është bërë me short ose jo. Debatet e shkaktuara në sallë detyruan trupin gjykues që të pezulloje seancën dhe ta shtyjë atë për një datë tjetër.
Aldo Bare akuzohet për një sërë veprash të rënda penale, mes të cilave krijim dhe drejtim te organizatave kriminale, për vrasje të kryera ne kuader të organizates kriminale, pengamarrje etj.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›