E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës padi ndaj Berishës dhe Olldashit

Paditë janë bërë nga Bashkia e Tiranës, e cila kërkon nga këto tre subjekte përgënjeshtrim ndaj shpifjeve që siç i vlerëson ajo drejtuar ndaj këtij institucioni.

Gjithashtu, Bashkia e Tiranës kërkon zhdëmtim për cenimin e dinjitetit. Padia është bërë nga përfaqësuesja juride e bashkisë së kryeqytetit, Migena Vishko, e cila ka bërë të ditur padinë civile.

Ajo ka paralajmëruar se do të bëjnë edhe padi penale ndaj Berishës dhe Olldashit, për akuza të pa vërteta sipas saj për korrupsion. Si kompensim përveç përgënjeshtrimit, Bashkia e Tiranës ka kërkuar 1250 pemë nga palët e paditura.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›