Aldo Bare largohet nga salla, gjyqi vijon pa praninë e tij

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda zhvillohet seanca gjyqësore në ngarkim të Aldo Bares. Vetë Bare ka qenë i pranishëm në fillim të seancës, por më pas është larguar pasi nuk ndjehej mirë. Seanca vijon të zhvillohet pa praninë e tij. Avokati i Aldo Bares ka kërkuar pushimin e çështjes.
Aldo Bare, akuzohet për vrasje me paramendim, mbajtje të armëve luftarake, shkatërrim të pronës me zjarr dhe krijim të Organizatës kriminale.