Aldo Bare, lexohen akuzat
Tirane- Aldo Bare, i njohur si kreu i "Bandes se Lushnjes", akuzohet per kater vrasje, dy plagosje e disa akuza te tjera. Prokuroria e Krimeve te Renda ka lexuar dje ne seancen e radhes, kerkesen per gjykim ne ngarkim te Aldo Bares. Sipas akuzes zanafilla e bandes nis ne muajin korrik te vitit 1997 ne qytetin e Lushnjes, ku eshte vrare me arme zjarri Ramadan Shkurti, i vellai i te pandehurit Alfred Shkurti, me emer te ndryshuar Aldo Bare. Ndermjet Artur Dajes dhe te pandehurit Aldo Bare, ka filluar nje konflikt qe nga viti 1996. "Per vrasjen e vellait te tij, i pandehuri Aldo Bare ka akuzuar Artur Dajen. Per kete arsye se bashku me grupin e tij, ai ka tentuar disa here te vrase armikun e tij. Pas vrasjes se te vellait Aldo Bare, me qellim hakmarrjen ndaj Artur Dajes, shokeve, miqve dhe te afermve te tij, krijoi te ashtuquajturen "Bande e Lushnjes", thuhet ne kerkesen per gjykim. Sipas akuzes fillimisht ne kete grup u mblodhen te pandehurit Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Arben Borici, Enver Borici, Enver Dondollaku, shoke, miq dhe te aferm te pandehurit Aldo Bare dhe vellait te tij, Ramadan Shkurti,(i vrare). Ne seancen e djeshme, prokurori ka lexuar te gjitha ngjarjet e ndodhura ne Lushnje gjate vitit '97, me protagoniste anetaret e bandes.
Demiri
Vrasja e pare e shenuar nga banda ka ndodhur me daten 3 gusht te vitit 1997, ku mbeti i vrare me arme zjarri shqiptaro-maqedonasi Xhevat Demiri. Sipas akuzes, ne hyrje te qytetit te Lushnjes, viktima se bashku me familjare te tij, jane ndaluar nga kater persona te armatosur, ku ndermjet tyre ishin edhe te pandehurit Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Enver Dondollaku dhe Aldo Bare. Pasi kane vene maskat ne koke, ata kane qelluar ne drejtim te Demirit, i cili kishte zbritur nga fugoni, duke i shkaktuar atij vdekjen. Nderkohe i pandehuri Arben Borici, i cili rrinte ne nje autoveture afer vendit te ngjarjes, eshte afruar me shpejtesi dhe ne autoveture kane hipur anetaret e bandes.
Zeneli
Me daten 13 shkurt te vitit 1998 ne Kolonje te Lushnjes, eshte vrare me arme zjarri Nimet Zeneli. Ne rrugen automobilistike persona te armatosur, ku ndermjet te tjereve edhe te pandehurit Arben Borici, Ilir Stergu, Enver Dondollaku dhe Aldo Bare, i kane zene prite fuoristrades "Toyota" me targa FR 8079 A. Personat e armatosur pasi kane pare fugonin te afrohej, kane qelluar me arme automatike ne drejtim te tij. Ne fuoristrade udhetonte Gramoz Selmani, shoku i ngushte i Dajes, si dhe Masar Aliu dhe Nimet Zeneli, shoke te Selmanit. Ky i fundit pas goditjes nga grupi i Aldo Bares, me qellim per t'u shmangur nga goditja e grupit, fshihej tek personat e siperpermendur. Menjehere shoferi i fugonit, Masar Aliu, ka nxjerre nga rruga makinen dhe te tre personat kane dale nga fugoni dhe jane larguar me vrap. Te pandehurit Arben Borici dhe Ilir Stergu kane ndjekur me vrap Nimet Zenelin dhe Masar Aliun, duke qelluar me arme ne drejtim te ketyre te fundit. Gjate ndjekjes, Nimet Zeneli eshte plagosur me arme zjarri dhe nuk ka mundur te largohej. I pandehuri Ilir Stergu se bashku me te pandehurin Arben Borici, i jane afruar te plagosurit dhe kane qelluar ne drejtim te tij me arme zjarri, duke i shkaktuar edhe vdekjen. Dy te tjeret, Gramoz Selmani dhe Masar Aliu, kane mundur t'i shpetonin ekzekutimit.
Aliu
Me date 22 shkurt te vitit 1998 ne rrugen Kolonje-Bitaj, te Lushnjes, me qellim vrasjen e Masar Aliu, persona te armatosur ku ndermjet tyre edhe te pandehurit Enver Dondollaku, Ilir Stergu dhe Arben Borici, kane pritur ardhjen me makine te Aliut. Pasi kane pikasur makinen, ata kane dale dhe e kane ndaluar. Me pas ata kane qelluar me arme ne drejtim te Aliut, duke i shkaktuar vdekjen. Ata kane qelluar edhe ne drejtim te Idajet Beqirit, i cili ka qene rastesisht brenda ne automjet.
Bilbili
Me date 18 gusht te vitit 1998 ne vendin e quajtur "Kodrat e ullinjve" ne afersi te fabrikes se tullave ne Lushnje, eshte gjetur i vrare me arme Luan Bilbili, i cili konsiderohej si shoku i Artur Dajes. Ne mengjesin e dites se ngjarjes, ne shtepine e Luan Bilbilit kane vajtur persona te armatosur, ku ndermjet tyre kane qene edhe te pandehurit Ilir Stergu dhe Arben Borici. Me pas Luan Bilbili eshte gjetur i vrare.
Haxhiu
Ne gusht te vitit 1998 eshte djegur banesa e Shkelqim Haxhiut. Persona te armatosur, ku ndermjet tyre edhe te pandehurit Ilir Stergu, Arben Borici, Enver Borici, Erion Cici, Jorgo Muzaka, Rexhep Gina, ne bashkepunim me te pandehurit e tjere Aldo Bare, Enver Dondollaku, dhe Leonard Priftin (i vrare), diten e ngjarjes kane shkuar ne shtepine e Shkelqim Haxhiut. Pasi nuk kane gjetur personat te cilet kerkonin, ata i kane vene zjarrin shtepise dhe kane marre me vete, disa nga personat qe ndodheshin brenda ne shtepi.
Daja
Ne daten 21 tetor te vitit 1998 ne fshatin Grabian te Lushnjes, pasi eshte degjuar nje plasje eksplozivi jane gjetur ne vendngjarje, pjese te nje trupi njeriu te shperndara. Diten e vrasjes se Artur Dajes, ne sheshin e qytetit te Lushnjes, pjesetaret e grupit kriminal te drejtuar nga Aldo Bare, kane shetitur neper shesh koken e prere te kufomes se Artur Dajes. Ndermjet tyre ne ngjarjen kriminale te ekspozimit te kokes se prere kane qene edhe te pandehurit Ilir Stergu, Arben Borici, Erion Cici, Arjan Alico, Enver Borici, Enver Dondollaku, Leonard Prifti, etj.
Funksionimi i organizates kriminale
Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda, te gjitha viktimat kane qene shoke, miq te Artur Dajes, i cili ishte kundershtari i drejtuesit te organizates kriminale te drejtuar nga ana e te pandehurit Aldo Bare. "Viktimat nuk kane pasur konflikte personale me te pandehurit. Si moment i krijimit te organizates, e ashtuquajtura "Bande e Lushnjes" apo "Grupi i Alfred Shkurtit", eshte vrasja dhe dhunimi i kufomes te Ramadan Shkurtit, vellait te Aldo Bares, ne muajin korrik te vitit 1997, ne qytetin e Lushnjes. Kjo vrasje erdhi si pasoje e perballjes me banden e Dajes, banor i ketij qyteti. Pas vrasjes se te vellait, Bare me qellim hakmarrjen ndaj Artur Dajes dhe pjesetareve te grupit mbeshtetes te tij, krijoi banden e vet. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se i pandehuri Aldo Bare ka pasur nje rol dhe autoritet absolut ne organizate. Nga veprimet hetimore ka rezultuar gjithashtu se te gjithe anetaret e organizates kriminale, kane pasur nje disipline te forte te drejtuar dhe te kontrolluar nga i pandehur Aldo Bare. Ne gjithe veprimtarine e saj, kjo organizate udhehiqej nga interesat e Aldo Bares", thuhet ne kerkesen per gjykim. Prokuroria thekson se anetaret e organizates i drejtoheshin kapos se tyre Aldo Bare, me nofkat te tilla si "i madhi" ,"profesori", "kryetari", etj. Disiplina e forte dallohej qarte, ne momentet kur urdhrat e te pandehurit Aldo Bare, nuk beheshin te diskutueshem. Ato zbatoheshin me fanatizem nga te gjithe anetaret e organizates, te cilet vepronin nepermjet ushtrimit te dhunes psikike, fizike, si dhe te veprimeve kriminale te tilla si rrahje, heqje te lirise, tortura, vrasje. Ne vijim te veprimtarise kriminale, kjo organizate eshte kujdesur vazhdimisht ne drejtim te ushtrimit te veprimtarive ekonomike, ku pjesetare te organizates ushtronin role te caktuara. Keto veprimtari shtriheshin ne Lagunen e Karavastase, ne shoqerine e sport-klub Lushnje, ne bingon e qytetit, etj.
Akuzat ndaj Bares
"Vrasje me paramendim" te Genci Kasharit, Artur Daja, Xhevat Demiri, Nimet Zenelit, Masar Aliu.
"Vrasje me paramendim", te mbetur ne tentative, ndaj Gramoz Selmanit dhe Masar Aliut.
"Mbajtje pa leje te armeve luftarake".
"Shkaterrimi i prones me zjarr" te baneses se Shkelqim Haxhiut.
"Organizim, financim dhe krijimit te organizates kriminale".
"Kryerjes se veprave penale nga organizata kriminale".