Fuoristrada e ambasades ruse del nga rruga, plagoset shoferi
Fushe-Kruje- Shpejtesia nxjerr jashte autostrade makinen e ambasades ruse ne Tirane. Si pasoje eshte plagosur shoferi me inicialet A. K., nga Moska, i cili eshte derguar nga te pranishmit ne spitalin e qytezes, ku ndodhet jashte rrezikut per jeten. Aksidenti ka ndodhur rreth ores 21:00 te se martes, ne segmentin rrugor Fushe-Kruje-Kruje, e pikerisht ne fshatin Halil. Burime zyrtare te policise konfirmuan ngjarjen dhe bene me dije se mjeti tip fuoristrade, me targa CD21009, prone e ambasades Ruse, ka dale nga rruga kryesore, duke perfunduar ne nje kanal. "Si pasoje eshte demtuar lehte dhe ndodhet ne spitalin e Krujes drejtuesi i makines, shtetasi rus me inicialet A. K", shpjeguan burime nga grupi hetimor. Nga veprimet paraprake, mesohet se mjeti ka qene me shpejtesi dhe nje pakujdesi ka ndikuar ne daljen e fuoristrades nga rruga kryesore. Nje tjeter faktor qe sipas eksperteve rrugore ka ndikuar ne aksident ka qene erresira, mungesa e ndricimit dhe ndoshta nje defekt ne sistemin e drejtimit. Pritet marrja e deshmise se plote te shoferit te ambasades, per te zbardhur ngjarjen. Drejtuesi ka lene te kuptohet se mund te kete qene erresira dhe nje defekt qe ndikuan ne aksident, kurse perfaqesues te ambasades jane interesuar direkt per shendetin e punonjesit. Hetimet per kete ngjarje po i ndjek prokuroria vendore.