E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunoi vezhguesin e FSHF-se, arrestohet presidenti i Burrelit

Elbasan- Policia e Elbasanit ka arrestuar dje pasdite presidentin e ekipit te futbollit te Burrelit, Murat Koliqi. Shkak per kete mase penale eshte bere dhuna fizike e ushtruar prej te dyshuarit ne ngarkim te vezhguesit te Federates Shqiptare te Futbollit, Sazan Velcani, duke e goditur me grushte e shkelma. Ngjarja ka ndodhur pas perfundimit te takimit te prapambetur te Kategorise se Pare, Sopoti i Librazhdit-Burreli, qe perfundoi me rezultatin 1-0 ne favor te vendasve. Burime zyrtare konfirmuan shoqerimin ne dhomat e paraburgimit te Koliqit, pasi gjate ndeshjes mes ekipit te Sopotit te Librazhdit me ekipin e Burrelit ka goditur vezhguesin e FSHF-se per kete ndeshje, Sazan Velcanin. Takimi kishte nisur ne oren 14:00 ne stadiumin e Librazhdit, ndersa ishte e prapambetur nga javet e kaluara per shkak te kushteve te keqija atmosferike. Ndeshja ishte e vlefshme per javen e 16-te te kategorise se pare, nderkohe qe presidenti i burrelasve ka pretenduar parregullsi ne gjykim dhe takimi eshte shoqeruar me situate te tensionuar ne fushe dhe jashte saj. Pas denoncimit te vezhguesit qe eshte sulmuar fizikisht, policia e Elbasanit ka vendosur te dergoje ne qeli kreun e klubit te Burrelit ne rrugen e kthimit, menjehere pas perfundimit te ndeshjes. Priten hetimet e metejshme per te zbardhur rrethanat dhe detaje per shkaqet e dhunes fizike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›