Emigrantet qe rikthehen qeveria u heq doganen

Qeveria propozon ndryshimin e ligjit per emigrantet. Nuk perfitojne statusin e te rikthyerit emigrantet ilegale
Ligji per emigrantet shqiptare do te pesoje nje sere ndryshimesh pasi dje Keshilli i Ministrave vendosi propozimin e ndryshimit te tij. Me ane te ketyre ndryshimeve taksat qe paguajne emigrantet shqiptare do te riformulohen duke hequr pagesat doganore per disa produkte nderkohe qe emigrantet qe jane rikthyer ne Shqiperi per shkak se kane qene ne ilegalitet ne vendet pritese nuk do te perfitojne me statusin e emigrantet te rikthyer dhe perfitimet qe kishin prej ketij statusi.
Ndryshimet e taksave
Ndryshimi me thelbesor i taksave ka te beje me pagesat doganore. Kjo pasi sipas ndryshimeve te propozuara ne ligj autoritetet shteterore pergjegjese perjashtojne nga pagesat doganore dhe taksat emigrantet shqiptare per sendet vetjake dhe pronesite e luajtshme te punetoreve migrante dhe pjesetareve te familjes qe i perkasin njesise familjare si edhe nje sasi veglash dore dhe pajisjesh te levizshme te nevojshme per profesionin qe do te ushtrojne.
Ne ligjin ekzistues perfitues te kesaj lehtesie kane qene vetem emigrantet qe kishin statusin e emigrantit te rikthyer pra qe ishin kthyer ne Shqiperi pas se paku nje viti qendrimi jashte vendit. Por ne keto ndryshime jane zvenitur dy lehtesi fiskale qe kishin emigrantet perjashtimi nga taksat e udhetimit dhe tarifat aeroportuale. Kjo pasi neni ne fjale qe kishte te bente me keto perjashtime u shfuqizua.
Jo ilegalet
Nje tjeter ndryshim i rendesishem ka te beje me statusin e emigrantet te rikthyer perfitimet e se ciles nuk mund ti marrin me te gjithe ata qe jane kthyer per mangesi ne dokumentacion. Ne ligjin ekzistues parashikohet se edhe kjo kategori perfiton pasi aty shkruhet se Emigrant i rikthyer eshte dhe shtetasi shqiptar i rikthyer me deshire apo detyrim nga vendet pritese ne Republiken e Shqiperise per shkak te mosplotesimit te dokumentacionit e te kushteve per hyrjen pranine apo qendrimin e rregullt ne shtetet pritese ne zbatim te marreveshjeve te ripranimit si dhe anetaret e familjes se tyre. Por pikerisht kjo fjali eshte shfuqizuar.
Keshtu me percaktimin e ri emigrant i rikthyer eshte vetem shtetasi shqiptar i rikthyer ne Republiken e Shqiperise per tu larguar perseri ose jo pasi ka kaluar te pakten nje vit jashte territorit te Republikes se Shqiperise. Te tille jane edhe refugjatet e riatdhesuar me deshire apo me detyrim viktimat e trafikimit femijet e pashoqeruar te burgosurit e luftes si dhe anetaret e familjes se tyre.
Shkolla verore per shqipen
Ndryshimet e tjera thelbesore ne ligj kane te bejne me mesimin e gjuhes shqipe per emigrantet e rikthyer. Kjo pasi ndryshimet ne ligj ngarkojne Ministrine e Arsimit dhe te Shkences si pergjegjese per hartimin e politikave dhe te legjislacionit per lehtesimin e riintegrimit te femijeve te emigranteve te rikthyer/ femijeve te pashoqeruar ne sistemin arsimor shqiptar pas kthimit dhe njohjen e kualifikimeve te fituara jashtehartimin e kurrikulave te vecanta per mesimin plotesues te gjuhes shqipe nga emigrantet e rikthyer deri ne moshen 18 vjec ose 25 vjec nese eshte duke ndjekur studimet e lartasi edhe organizimin e shkollave verore per femijet e emigranteve te rikthyer/ femijeve te pashoqeruar per mesimin plotesues te gjuhes shqipe.
Theks i vecante eshte vendosur edhe tek trajtimi psikologjik i femijeve qe jane rikthyer ne atdhe pasi ndryshimet ngarkojne MASH edhe per ofrimin e sherbimit psikologjik ne sistemin arsimor ndaj femijeve te emigranteve te rikthyer/femijeve te pashoqeruar dhe pershtatjen e tyre me shkollen ne marredheniet ndermjet komunitetit te nxenesve si dhe ne marredheniet ndermjet tyre dhe personelit mesimdhenes.
Riintegrimi
Sipas ligjit ne fjale shteti shqiptar ngarkohet me pergjegjesine per te integruar emigrantet ne shtetin ku shkojne si edhe lehtesimin e sistemit te taksave per ta ne rast se riatdhesohen ne menyre vullnetare ne atdhe. Ne kete ligj pervec emigranteve perfshihen edhe te gjithe studentet te cilet kryejne studimet ne universitetet e huaja ne te gjitha rastet ku sipas legjislacionit ata quhen force punetore dhe ne marredhenie pune ne shtetin prites. Per kete arsye sipas ligjit ne fjale Ministria e Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta eshte e detyruar te krijoje lehtesite maksimale qe do te mundesojne integrimin e emigrantit ne shtetin prites pershi ketu mesime falas te gjuhes dhe te kultures se vendit prites. Nga ana tjeter autoritetet shteterore ngarkohen me pergjegjesine e krijimit te taksave lehtesuese per sipermarrjet e hapura nga emigrantet dhe duhet te sigurojne marreveshje dypaleshe me vendet pritese te emigranteve per ceshtje si pensionet apo ndihmat ekonomike.
Fondi i emigrantit
Me ane te ketij ligji emigrantet kane nje fond te vecante ne buxhetin e shtetit. Fondi ne fjale perben nje ze te vecante ne buxhetin e shtetit dhe sherben per politikat integruese te emigranteve ne tregun e punes ku aspirojne. Nepermjet ketij fondi mbulohen shpenzimet per ofrimin e kurseve te formimit ne gjuhen e vendit prites dhe kurseve profesionale ne pershtatje me nevojat e tregut te punes ne vendit qe synohet.
Kjo mundeson lehtesi per emigrantet pasi ata kane ura te vendosura komunikimi ne ndryshim nga procedura e deritanishme. Gjithashtu ky fond perdoret per pergatitjen dhe shperndarjen e materialeve informuese per legjislacionin gjuhen kulturen e vendeve pritese si dhe per prodhimin e dokumentit te Statusit te Emigrantit.
Ky status se bashku me regjistrin e emigranteve perbejne nje hap perpara per identifikimin dhe menaxhimin e fluksit te daljeve te shtetasve shqiptare jashte vendit per qellime punesimi si dhe te rikthimit te tyre ne vend me qellim percaktimin e prirjes se zhvillimit te dukurise migratore shqiptare.
Ndoshta keto prirje do te sherbejne per krijimin e politikave te reja per migrimin ne te ardhmen. Gjithashtu ligji ne fjale percakton edhe detyrimet qe kane strukturat shteterore ndaj emigranteve. Nje prej te cilave ka te beje me mbrojtjen e shtetasve nga informacioni i rreme apo corodites. Per te arritur kete mbrojtje eshte percaktuar qe agjencite private te punesimit para publikimit te ofertave per punesim jashte vendit te marrin miratimin e Ministrise se Punes me qellim vertetesine e ketyre ofertave.
Pensionet
Tashme shteti shqiptar eshte i detyruar te nenshkruaje marreveshje dypaleshe ne lidhje me sigurimet shoqerore te emigranteve shqiptare. Sipas ligjit per emigrimin shteti shqiptar ne bashkepunim me shtetin prites duhet te arrijne nje marreveshje ne lidhje me perfitimet nga sigurimet shoqerore. Ne kete menyre shqiptaret e punesuar ne vende te tjera te cilet kane deshire te riatdhesohen mund te perfitojne pensionet ne Shqiperi.
Me ane te ketij ligji shteti yne percaktohet si garant i mosdiskriminimit te shqiptareve ne vendet pritese duke ngarkuar me pergjegjesi ambasadat dhe sherbimet konsullore per verifikimin e te gjitha rasteve e per me shume i jep te drejten te nderhyje ne raste shkeljeje te te drejtave te bashkatdhetareve tane.
Ne menyre qe kjo perpjekje te vendoset me se miri ne jete autoritetet shteterore shqiptare informojne emigrantet per sistemin e sigurimeve shoqerore ne vendet pritese ne menyre qe ata te njihen me te drejtat e tyre e te mos hezitojne te kerkojne ndihme nga sherbimet konsullore.
Statusi i emigrantit
Me ane te ketij ligji u krijua nje regjister te posacem per te gjithe emigrantet. Regjistri i emigranteve eshte nje regjister ku shenohen te gjitha te dhenat e emigranteve shqiptare ne menyre qe vendi yne te kete mundesine tu vije ne ndihme sa me shpejt.
Per tu regjistruar ne kete regjister e per te perfituar nga ky ligj te gjithe emigrantet e tanishem dhe te gjithe ata qe do te aplikojne per te perfituar kete status duhet te dorezojne ne Ministrine e Ceshtjeve Sociale dokumente identifikimi te ndryshme nga ato qe kerkohen per pajisjen me lejen e qendrimit ne vendin prites.
Shteti shqiptar njeh si emigrante per arsye pune te gjithe te punesuarit te vetepunesuarit dhe familjaret e dy kategorive te mesiperme te cilet kane te drejte banimi dhe pune ne vendet e huaja. Per kete arsye Ministria e Ceshtjeve Sociale kerkon nje vertetim qe percakton se aplikanti ben pjese ne nje nga keto kategori.
Ne regjistrin e emigranteve do te regjistrohen gjithashtu edhe emigrantet e rikthyer te cilet do te marrin statusin ne fjale me ane te nje vertetimi nga organet e dy shteteve por jo me ate qe kthehen per shkak te mospasjes se dokumenteve pas ndryshimeve te bera dje. Prania e ketij regjistri mundeson ndihmat e caktuara qe shteti shqiptar ofron per kete kategori.
Ne kete menyre vertetimi i ekzistences se emrit te tij ne regjister do ti mundesoje emigrantit lehtesite financiare dhe uljen e taksave qe parashikon ligji. Per me shume mosekzistenca e emrit te emigrantit ne kete regjister i heq atij te drejten e transferimit te perfitimeve nga sigurimet shoqerore te vendit prites ne Shqiperi.