KQZ, rrëzohet ankimimi i PDI-së për Fierin
KQZ-ja ka rrëzuar ankimimin e PDI-së për Fierin, e cila kërkonte shpalljen të pavlefshëm të rezultatit zgjedhor në disa qendra votimi në këtë qark. Sipas PS kërkesa është paraqitur jashtë afateve ligjore, ndërsa PD e gjykuan kërkesën korrekte.
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi në mbledhjen e mesditës së sotme ankimimin e Partisë për Drejtësi dhe Integrim, e cila kërkonte shpalljen të pavlefshëm të rezultatit zgjedhor në disa qendra votimi në Qarkun Fier.
Ndonëse ankesa e PDI-së mori shumicat e votave të Komisionit 4 vota pro, ajo nuk u pranua pasi sipas Kodit Zgjedhor, që të konsiderohej e miratuar, i duhej të merrte pesë vota të anëtarëve të KQZ-së.
Në shqyrtimin e kësaj ankese të dy palët u ndanë në qëndrimet e tyre. Ndërsa përfaqësuesit e PS-së u shprehën kundër shqyrtimit të ankimimit të PDI-së, pasi ajo ishte paraqitur në Komision jashtë afateve ligjore të parashikuara në Kodin Zgjedhor, përfaqësuesit e PD-së e gjykuan kërkesën korrekte dhe të bazuar në ligj.
Objekti i ankimimit të PDI-së ishte shpallja e pavlefshme e zgjedhjeve në disa qendra votimi të zonës zgjedhore Fier me nr. 3185, 3188 dhe 3196 të KZAZ-së nr. 20 dhe në QV-në 3006 të KZAZ-së nr.18.
Në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit PDI konkuroi si pjesë e koalicionit të djathtë "Aleanca e Ndryshimit". Ajo është fituese e një mandati në Qarkun e Vlorës, ku kandidat fitues u shpall Dashamir Tahiri. (a.r/ata/balkanweb)