Gjirokastër, 800 mijë dollarë investime për lagjen “Gerhot”
Akordohet një fond prej 800 mijë dollarësh për rikonstruksionin e infrastrukturës së lagjes “Gerhot” në Gjirokastër. Projekti do mundësojë rikonstruksionin e Unazës së re që nis në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë.
GJIROKASTËR- Lagja “Gerhot” në Gjirokastër pritet të urbanizohet me të gjithë infrastrukturën e nevojshme. Projekti nga Bashkia e qytetit do të mundësojë rikonstruksionin e Unazës së re që fillon në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë. Me këtë investim do të mund të plotësohet me infrastrukturën e duhur një prej lagjeve të harruara, e cila prej vitesh që prej ngritjes së godinave të reja dhe shtëpive private vuan mungesën e ujësjellsave, kanalizimeve infrastrukturës rrugore etj, ç’ka pohohet dhe nga nënkryetari i Bashkisë Vangjel Muço. Projekti kap shifrën prej 800 mijë dollarësh mundësuar nga Banka Botërore me 30 për qind të vlerës nga fondet e bashkisë Gjirokastër. (a.r/news24/balkanweb)