Berisha pret përfaqësuesen e FMN-së në Shqipëri
TIRANE- Kryeministri Berisha ka pritur sot përfaqesuesen e FMN-së në Shqipëri, Ann Margaret Westin me rastin e largimit të saj pas përfundimit të këtij misioni në Shqipëri.
Edhe në takimin e sotëm nuk u dha ndonjë shpresë për nënshkrimin e mundshëm të një marrëveshje të re mes FMN dhe qeverisë shqiptare. Kjo vecanërisht në këtë periudhë të krizës ekonomike globale, ku vendi ynë mund të përfitojë fonde ndihmë nga FMN, ashtu sic kanë bërë edhe shumë shtete te tjera.
Berisha ka siguruar zonjën Westin se në këtë fazë të dytë të bashkëpunimit me FMN-në, sipas Artikullit 4, qeveria shqiptare është përsëri shumë e hapur dhe bashkëpunuese me këtë institucion për të çuar përpara reformat e nisura, si dhe shumë të tjera.
Në njoftimin publikuar në faqen zyrtare të qeverisë thuhet se përfaqësuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë ka vleresuar rezultatet e arritura nga qeveria në reformat fiskale, në stabilitetin financiar e makro-ekonomik të vendit dhe suksesin e performancës ekonomike të Shqipërisë në këtë kohë krize. Më tej, zonja Westin u shpreh se po largohej nga Shqipëria me mbresa shumë të mira nga të gjitha pikëpamjet dhe se Fondi Monetar Ndërkombëtar është i hapur për bashkëpunim të mëtejshëm me qeverinë shqiptare.
(e.n/News24/BalkanWeb)