“Aldo Bare”, vendimi në 23 mars
“Unë jam i pafajshëm”. Kështu është mbrojtur Aldo Bare i cilësuar si anëtar i Bandës së Lushnjes, në seancën gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda pas pretencës së Prokurorisë.
Organi i akuzës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Aldo Baren i cili akuzohet për vrasje me paramendim, shkatërrim prone dhe këto vepra të kryera për llogari të organizatës kriminale. Për të gjitha këto akuza prokuroria ka kërkuar katër burgime të përjetshme dhe 3 burgime me 25 vjet burg.
Ndërsa në seancën e kësaj rradhe avokati i Bares, Vladimir Meçi ka paraqitur të gjitha provat e mbrojtjes të përmbledhura në një konkluzion me 39 faqe. Ai ka pohuar se kjo çështje është politizuar dhe se të gjithë dëshmitarët që kanë dëshmuar në këtë gjyq nuk kanë drejtuar asnjëherë gishtin nga i pandehuri Bare për krimet për të cilat ai akuzohet. Pasi ka përmbledhur të gjitha konkluzionet avokati ka pohuuar se Bare është i pafajshëm duke kërkuar lirimin e tij të menjëhrshëm.
Më pas gjyqtarja Fatmira Hajdari ka kërkuar kohë për të dhënë vendimin përfundimtar për dënimin e Bares, pasi dosja është voluminoze dhe kërkonë kohë. Kështu me datën 23 mars pas dy javësh gjykata do të jap vendimin për Baren, nëse do të jetë ashtu siç ka kërkuar prokuroria me burg përjetë apo do të ketë masë tjetër dënimi.