E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Krujë, arrestohet 27-vjeçari që plagosi babë e bir

FUSHE KRUJE - Forcat e policisë së Krujës kanë arrestuar mesnatën e kaluar 27-vjeçarin nga Thumana, autor i plagosjes së dy bashkëfshatarëve të tij, të hënën e kaluar.

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut, bënë të ditur se "Aurest Çakoni është vetdorëzuar në komisariatin e policisë së bashku me armën e krimit, një automatik model 56 me 16 fishekë".

Mëngjesin e dy ditëve më parë, 27-vjeçari Çakoni plagosi me armë zjarri dy fqinjët e tij, babë e bir, Dervish dhe Shkëlzen Mana, përkatësisht 62 dhe 33 vjeç, të cilët vazhdojnë të jenë në spitalin ushatrak të Tiranës jashtë rrezikut për jetën.

Burimet saktësuan se përveç 27-vjeçarit të arrestuar natën e kaluar, ka nisur proçedimi penal në gjendje të lirë edhe për babain e tij, Gani Çakoni, si bashkëpunëtor në krim.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›