Grupi i PS: Komision për të hetuar veprimtarinë e Kuvendit
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste që zgjati rreth 40 minuta u hodhën firmat për kërkesën e ngritjes së një komisioni hetimor mbi veprimtarinë e Kuvendit, që përfshin aktivitetin politik, ekonomik e finananciar të Kuvendit.
Ideatorë të kësaj nisme ishin Erjon Braçe e Gazmend Bizhga, ndërkohë që u firmos nga të gjithë deputetët. Kjo kërkesë pritet të dorëzohet nesër në sekretariatin e Parlamentit. Sipas deputetëve socialistë komisioni hetimor do të shqyrtojë të gjitha kritikat e bërë në opinionin e KE-së për veprimtarinë e Kuvendit, kritika për të cilat PS-ja ka bërë edhe një mocion për debat për rolin e parlamentarizmit në vendin tonë.
Gjatë mbledhjes u vendos edhe për deputetët që do të flasin nesër në seancën e Kuvendit.
(m.a/BalkanWeb)