Zgjedhjet, Topi: Partitë e KQZ të kryejnë detyrimet
TIRANE- Presidenti i Republikës Bamir Topi ka përsëritur sërish sot apelin për angazhimin e të gjitha partive politike dhe KQZ-së për realizimin e një procesi të ndershëm zgjedhor.
Mesazhi im, vijoi ai, është i qartë: partitë politike dhe KQZ duhet të ushtrojnë të gjithë detyrimet e tyre për të bërë një fushatë të denjë për interesat e qytetarëve, pasi zgjedhjet lokale janë zgedhje për t'i shërbyer më mirë qytetarëve. Jam optimist se përtej retorikave dhe konfliktualitetit politik partitë duhet të respektojnë institucionin më të rëndësishëm në demokraci që është institucioni i zgjedhjeve", nënvizoi Presidenti.
Presidenti gjithashtu dërgoi dhe një apel drejtuar qytetarëve, të cilën tha se në ditët në vazhdim do të përsëritet, se “duhet të përgatiten që të jenë aktivë në këtë fushatë”
Kreu i shtetit ka përshëndetur gjithashtu regjistrimin e subjekteve politike brenda afatit kohor. Deklaratat e sotme të Kreut të Shtetit u bënë pas pjesëmarrjes së tij në një aktivitet të organizuar nga Akademia e Shkencave, lidhur me rolin e këtij institucioni në proceset integruese të Shqipërisë.
(s.g/BalkanWeb)