E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohen dy të kërkuar për vrasje dhe prostitucion

Dy persona janë ekstraduar drejt vendit tonë pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe shfrytëzim prostitucioni. Sipas informacionev janë ekstraduar nga Hollanda 42-vjeçari Gjon Vukaj dhe nga Belgjika Bledar Yzeiri, 33 vjeç.
Ekstradimi i 42-vjeçarit Vukaj u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar atë me 13 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale të "Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese".

Shtetasi Besnik Vukaj në vitin 2000, pasi i ka propozuar për martesë shtetases L.D., është nisur bashkë me të drejt Italisë në mënyrë klandestine dhe sapo kanë mbërritur, e ka detyruar këtë shtetase të ushtronte prostitucion. Në vitin 2001, e dëmtuara L. D., është kapur nga forcat e policisë italiane dhe është riatdhesuar në Shqipëri. Sapo ka mësuar këtë fakt, shtetasi Besnik Vukaj në bashkëpunim me shtetasin Agron Kurti, e ka detyruar shtetasen L.D, të ushtronte përsëri prostitucion, këtë herë në Shqipëri, në motele të ndryshme të Tiranës.

Ndërkohë, ekstradimi i 33-vjeçarit Yzeiri u bë pasi Gjykata e shkallës së parë Fier e ka dënuar me 17 vjet burg për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me paramendim"dhe "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

I ekstraduari Bledar Yzeiri, është shpallur fajtor për vrasjen e dy shtetasve Neki Çala dhe Idriz Çala, të dy pjesëtarë të fisit Çala, me të cilin ky shtetas ishte në hasmëri.

Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas këta shtetas i janë dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›