E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, pranga 55 vjeçarit, aksidenton këmbësorin

Në orët e vona të mbrëmjes, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gjergj Ulaj, banues në fshatin Mali i Jushit, Komuna Bushat, Shkodër ndersa ka aksidentuar nje kembesor.
 

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, në aksin rrugor Bushat-Rranxa, duke drejtuar mjetin e tij tip Audi, me targa MZ-JN-352, ka përplasur shtetasin  me iniciale H. Q, 48 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, i cili ka qenë duke levizur si këmbësor. I dëmtuari aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Shkoder, jashtë rrezikut për jetën.
 

Nga ana e shërbimeve të policisë rrugore, u kryen veprimet e para hetimore dhe materialet në ngarkim të të arrestuarit, iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të "Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›