E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistet Te mblidhet sa me shpejt Keshilli Bashkiak

Grupi

Praktikat parlamentare te imponimit arbitrar te procedurave zbresin edhe ne Bashkine e Tiranes. Edhe pse prej disa javesh keshilltaret e majte kane kerkuar mbledhjen e keshillit me synim trajtimin e problemeve te lindura sidomos me politikat e largimit nga puna dhe incidenteve te ndodhura ende bashkia nuk ka vene ne zbatim kete detyrim te vetin. Ky fakt eshte denoncuar dje edhe njehere permes deklarates se grupit te keshilltareve te Aleances per te Ardhmen ne emer te se ciles Mimoza Hafizi ka kerkuar plotesimin e detyrimeve ligjore nga bashkia. Grupi yne i keshilltareve te majte ne Keshillin Bashkiak ne emer te interesit publik denoncon edhe njehere faktin e mosthirrjes se mbledhjes se Keshillit Bashkiak te kerkuar nga ana jone per nje rast shume te rende dhunimin e dy zonjave ne zyrat e shtetit. Nuk do rreshtim se theni se ky eshte nje akt i rende dhe i denueshem nga te gjithe qytetaret e majte e te djathte. Ka dy muaj qe keshilli nuk mblidhet as ne takimin e radhes duke shkelur ligjin e rregulloren sepse organizatoret kane frike te diskutojne per ceshtje madhore qe shqetesojne gjithe opinionin publik tha ajo. Nisur nga ky fakt qe lidhet me ndryshimet politike dhe administrative qe kane prekur Bashkine e Tiranes hapi i hedhur nga selia roze pervijohet si nje sulm i pare politik ndaj Lulzim Bashes dhe drejtimit te tij deri me tani. Hafizi ka kerkuar me kete rast reagimin e Bashes ndaj aktit te ndodhur ndaj dy inspektoreve te bashkise te cilat sipas PS-se jane dhunuar nga drejtues te policise bashkiake. Kryetari i bashkise dhe kreu i Keshillit Bashkiak nuk pyesin per zerin e qytetareve duke marre ne mbrojtje njerez qe ushtrojne dhune nen uniformen e shtetit. Ne nuk jemi vetem ne kete perpjekje qytetare. Shoqeria civile aktiviste te te drejtave te njeriut dhe perfaqesues nderkombetare te gjithe ne nje ze bejne pergjegjes ate qe fshihet ne zyren e kryetarit te bashkise dhe qe ka frike te denoje dhunen ndaj grave duke treguar fytyren e vertete te nje qeverisje lokale te vjedhur e cila nuk ka ndryshim nga qeverisja qendrore qe vjen ne pushtet me vota te grabitura tha Hafizi. Me heret per kete ceshtje ka reaguar edhe kreu i keshilltareve te majte ne bashki Aldrin Dalipi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›