E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca Kuq e Zi Ja si u manipuluan votat ne Parlament

Censusi

Aleanca Kuq e Zi ne nje takim te zhvilluar dje akuzoi Parlamentin e Shqiperise se ka falsifikuar liste-prezencen e deputeteve ne Kuvendin e Shqiperise gjate votimit te tyre per censusin. Ne takimin ku merrnin pjese shume intelektuale historiane juriste akademike dhe qytetare AK publikoi nje liste-prezence dhe liste-votuesit e Kuvendit te Shqiperise me 07.07.2011 ora 1408 minuta te pranishem ne votimin e ligjit te censusit ne te cilen sipas tyre provohet qarte manipulimi ne procesin e votimit te ketij ligji nga Parlamenti. Sipas Kuvendit te Shqiperise ne votimin e kryer ne forme elektronike kane votuar 71 deputete nga te cilet edhe Lefter Maliqi dhe i ndjeri deputeti Gezim Dibra. Kjo liste-prezence dhe liste-votimit eshte teresisht e falsifikuar pasi ne publikuam provat e pakundershtueshme ku dy deputete ndodheshin jashte vendit perkatesisht njeri ne Itali dhe tjetri ne Turqi keto te faktuara nga biletat e avionit theksuan dje perfaqesuesit e aleances. Aleanca Kuq e Zi dje ka bere perseri  apel sot heqjen e vetedeklarimit te kombesise nga formulari per censusin duke theksuar se procesi ne kete forme behet nje rrezik i madh per shkombetarizimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›