Berisha Nuk do ta votojme rezoluten per Palestinen
Kryeministri Sali Berisha zbuloi dje se vota e Shqiperise ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara do te jete kunder njohjes se shtetit te Palestines. Ne nje interviste te dhene per Zerin e Amerikes ne perfundim te vizites se tij ne Nju Jork Berisha theksoi se ne kete menyre Shqiperia kishte vendosur te mbronte ne OKB qendrimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Presidentit Barak Obama. Pra vendi yne do te rreshtohet ne radhet e vendeve pro Izraelit dhe pervecse mbeshtetjes qe ne i japim SHBA-se me kete vote duket se vizita e ministrit te Jashtem te Izraelit ne Shqiperi pak muaj me pare ka qene efektive. Ne mendojme dhe besojme se shteti i pavarur palestinez eshte nje e drejte e patjetersueshme e qytetareve palestineze por sic theksoi ne fjalen e tij Presidenti Barak Obama kjo nuk mund te realizohet nepermjet shmangieve apo qarqeve te shkurtra. Qendrimi yne bazohet ne kete koncept deklaroi Berisha duke e lidhur voten e Shqiperise me qendrimin e SHBA-se. Nga ana tjeter per sa i perket votimit te ligjeve me shumice te cilesuar Berisha theksoi se ai uronte qe opozita mos te vazhdonte me taktikat e saj bllokuese parlamentare dhe te bashkepunonte me mazhorancen fillimisht per reformen zgjedhore. shte e drejte kerkeses se opozites per te kerkuar rishqyrtim se bashku te ketyre ligjeve ne komisionet parlamentare per te paraqitur amendamente per to por ne urojme dhe shpresojme qe kjo te mos jete nje taktike e re bllokuese gje e cila do te provohet lehte gjate diteve dhe javeve qe vijne deklaroi Berisha. Por ne kete kuader Berisha e konsideroi si pergjegjesi te opozites edhe faktin qe Shqiperia do te deshtonte ne marrjen e statusit kandidat edhe ne tetorin e ketij viti. Sipas tij bojkoti i opozites gjate dy viteve ne Parlament po i sjell bllokimin Shqiperise ne rrugen e integrimit ne BE.