E Diel, 1 Nëntor 2026

Omonia Nuk do te njohim rezultatet per etnine

Paralajmerimi Kreret e shoqatave te minoritetit Te hiqen amendamentet ndeshkuese ose te shtyhet censusi

Shqiperia duket se do e kete te veshtire te kete te dhena te sakta per etnine e qytetareve te saj pasi procesi i regjistrimit konkretisht ky komponent ka mjaft gjasa te mos pranohet nga ana e minoriteteve ne vendin tone. Omonia shoqata e minoritetit me te madh ne vend atij grek thekson se gjate kesaj jave te fundit para nisjes se procesit te regjistrimit po pritet pergjigjja per shfuqizimin e dy neneve te ligjit te cenusit. Kryetari i Omonia-s se deges se Sarandes Llambi Panteqi deklaroi dje ne nje prononcim per Shqip se ne te kundert minoriteti grek ne Shqiperi do te bojkotonte procesin e regjistrimit dhe po keshtu nuk do te njihte rezultatet e tij. Ne jemi teper te bindur per zbatimin e vendimit te Keshillit Drejtues se Omonia-s sipas te cilit nese nuk merren parasysh kerkesat tona atehere do te bojkotojme procesin dhe nuk do te njohim rezultatet e tij. Por ky qendrim pritet te mbahet dhe nga shoqatat e tjera te minoritetit ne vend. Ata paraqiten muajin e kaluar nje draft me pikat qe kundershtojne duke ia drejtuar ate perfaqesuesve me te larte te shtetit shqiptar por edhe shume ambasadoreve perendimore te akredituar ne Tirane. Ne kete peticion shoqatat e minoritetit fillimisht kerkojne shfuqizimin e dy neneve te ligjit per censusin nene ne te cilat sanksionohet gjoba prej 100 mije lekesh per te gjithe ata persona qe deklarojne ne menyre te rreme gjate ketij procesi. Kjo kerkese argumentohet me faktin se keto dispozita mbysin vetedeklarimin e lire te perkatesise etnike te shtetasve te Shqiperise. Theksojme se keto dispozita bien ndesh me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise nenin 3 dhe 20 te saj te cilet mbrojne mirekuptimin e popullsise mazhoritare me pakicat garantojne trajtimin e personave qe u perkasin minoriteteve me te drejta te barabarta dhe te drejten per te shprehur pa u ndalur as detyruar perkatesine e tyre etnike. Keshtu thuhet ne deklaraten e perbashket te shoqatave te pakicave. Po keshtu ne deklarate argumentohet se keto nene bien ndesh edhe me Konventen Kuader te Keshillit te Europes per Mbrojtjen e Minoriteteve Kombetare. Mosperputhje te tjera sipas minoritareve me keto nene verehen edhe ne ligje si ai per mbrojtjen e te dhenave te qytetareve per mbrojtjen nga diskriminimi dhe rekomandimet e EUROSTAT-it per censuset e banesave dhe popullsise pergjate vitit 2010. Ne kete aspekt perfaqesuesit e minoriteteve kerkojne te nisin konsulta mes Komisionit Qendror te Censusit dhe organizatave qe ata perfaqesojne per te gjetur keshtu edhe nje zgjidhje te kenaqshme per sa i perket ketij procesi regjistrimi. Sipas tyre per ta realizuar kete gje duhet qe procesi i censusit te shtyhet perreth gjashte muaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›