Topi Presidenti nga populli efektiv
Presidenti i Republikes Bamir Topi gjate nje vizite zyrtare ne Austri ku eshte takuar me homologun e tij Hajnc Fisher ka leshuar nje deklarate qe as me pak e as me shume ka ardhur si nje pjesemarrje jo aktive ne debatin mbi zgjedhjen e Presidentit te ri te vendit. Duke marre si shkas se Austria e zgjedh kreun e shtetit me votime direkte Presidenti Bamir Topi ka nenvizuar shembullin e padiskutueshem pozitiv e konstruktiv te Presidentit austriak Fisher ne keto procese si President i zgjedhur drejtperdrejt nga populli. Dje kreu i shtetit shqiptar u prit nga homologu i tij austriak ne pallatin presidencial Hofburg ne Vjene. Presidenti Topi dhe homologu i tij austriak Fisher zhvilluan bisedimet dypaleshe dhe gjate ketij takimi Presidenti Topi shprehu mirenjohjen per te gjithe mbeshtetjen e vazhdueshme e te gjithanshme te Austrise sidomos ne procesin e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian si perparesi themelore e politikes se jashtme shqiptare duke vene ne pah besimin se me perpjekje serioze e me ndihmen e partnereve europiane si Austria vendi yne do te munde te marre shume shpejt statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Europian. Sic theksohet ne njoftimin per shtyp te institucionit te kreut te shtetit Te dy presidentet vleresuan marredheniet shume te mira e miqesore mes dy vendeve dhe nenvizuan vullnetin per ti forcuar dhe intensifikuar me tej ato si ne planin dypalesh dhe ne ate shumepalesh por vecanerisht ne drejtim te forcimit reciprok te dialogut politik. Ne kete kuader dy kreret e shteteve shprehen besimin se keto marredhenie shume te mira e bashkepunimi ndershteteror mes dy vendeve tona do te forcohen edhe me tej ne te ardhmen duke vene ne pah faktin se ekziston nje klime shume e mire dhe vullnet e angazhim konkret mes te dyja paleve. Kreu i shtetit shqiptar duke vleresuar lart rolin dhe kontributin e Austrise ne rajon dhe ne mbeshtetje te Kosoves dhe te se ardhmes europiane te Ballkanit Perendimor por ne te njejten kohe duke nenvizuar shembullin e padiskutueshem pozitiv e konstruktiv te Presidentit austriak Fisher ne keto procese si President i zgjedhur drejtperdrejt nga populli theksoi se organizimi i aktiviteteve te perbashketa mes vendeve tona do te jene instrumente shume te rendesishme ne dobi te integrimit sa me shpejt ne familjen e madhe europiane.