E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji per plehrat PS Po i hapet rruge mafies italiane

Kontestimi

Opozita e kontestoi fuqishem ligjin e paraqitur nga ana e mazhorances Per menaxhimin e integruar te mbetjeve duke deklaruar se kjo gje i hap rrugen mafies se plehrave ne Shqiperi. Per me se kater ore mazhoranca dhe opozita jane perplasur ne lidhje me kete draft te qeverise ku importimi i mbetjeve te rrezikshme ne vendin tone sipas deputeteve te opozites eshte e pakontrollueshme nga shteti shqiptar. Socialisti Taulant Balla u shpreh se projektligji eshte i porositur nga interesa mafioze prej vendeve te tjera qe duan medoemos qe te ndertojne ne Shqiperi impiante te perpunimit dhe te groposin plehrat e tyre. Sipas projektit Skorja volumi i dyte i hartuar nga Agjencia Rajonale per Parandalimin dhe Mbrojtjen e Ambientit me qender ne Pulja Shqiperise i duhen shume impiante jo vetem per plehrat e veta por edhe per plehrat e Europes. Ne kete raport thuhet qe ne planet e parashikuara te konsultuara me qeverine shqiptare jane keto ndermarrje te medha per ndertimin e vendperpunimit te plehrave. Si vende perpunimi jane Vlora Elbasani Berati Gjirokastra me vlere totale 120 milione euro tha Balla.

Sipas tij te dhenat e Wikileaks tregojne nder te tjera edhe se cfare ka shkruar konsulli amerikan ne Napoli. Camorra dhe Ndrangheta syte per plehrat i kane nga Shqiperia sepse ne Shqiperi po miratohet nje pr/ligj per trajtimin e mbetjeve te ngurta dhe se qeveria shqiptare po i hap dyert ketij projekti. Konsulli i shkruan Departamentit te Shtetit qe te merren masa qe te njoftohet qeveria shqiptare per kete rrezik qe i kanoset nga dy grupet me te medha mafioze ne Itali tha Balla. Ligji u votua me 68 vota pro dhe 55 vota kunder nga ana e opozites.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›